• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
APELI/ Afati i fundit 25 shkurti, të gjithë hapat dhe dokumentet e domosdoshme për fermerët që të aplikojnë për të përfituar naftën falas
Home
Ekonomi

APELI/ Afati i fundit 25 shkurti, të gjithë hapat dhe dokumentet e domosdoshme për fermerët që të aplikojnë për të përfituar naftën falas

21 January, 2021 Delo.autor Ekonomi

Nëse je një fermer, person fizik apo juridik i pajisur me NIPT fermeri aktiv dhe me pronësi toke mbi 0.4 HA, tashmë ke mundësi të bëhesh pjesë e skemës së mbështetjes me naftë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke aplikuar në e-Albania deri më 25 shkurt.

Çdo vit, me mijëra fermerë varen nga subvencionimi i kostove të prodhimit. Një zë i rëndësishëm i këtyre subvencioneve është edhe mbulimi i kostove të karburantit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zhvilluar një skemë të dedikuar për mbështetjen me naftë, të paraqitur në një formë të thjeshtuar nëpërmjet e-Albania.

Nëpërmjet kësaj skeme, subvencionimi për karburantin arrihet në një përqindje të konsiderueshme,duke hequr taksën e qarkullimit, të karbonit dhe akcizën.

Aplikimi kryhet në faqen e e-Albania në disa hapa mjaft të thjeshtë.

Pasi aplikanti futet në e-Albania dhe identifikohet si “Biznes” ai duhet të zgjedhë shërbimin “Aplikim për skemën e naftës për bujqësinë”. Plotësimi i formularit elektronik kërkon të përcaktohet adresa ku gjendet toka bujqësore, e cila nuk duhet të jetë më pak se 0.4 Ha, me ngastra më shumë se 0.1 Ha. Sipërfaqja e parcelës duhet të korrespondojë me sipërfaqen që ka kjo parcelë në dokumentet e pronësisë ose të përdorimit.

Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim dhe duhet të vetëdeklarojë kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit, mbi të cilat përcaktohet edhe sasia e naftës që përfiton aplikuesi.

Normativat e konsumit të  naftës për punimet e mekanizuara dhe sasia e naftës  që përfitohet falas nga çdo subjekt përfitues përcaktohen sipas kulturave bujqësore/grup kulturave dhe sipërfaqes që kultivohet.

Dokumentet që nevojiten për të pasur një aplikim të saktë janë si më poshtë:

Për tokat në pronësi kërkohet Certifikata e pronësisë, Kartela e Pasurisë, Harta Treguese dhe Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP).

Për tokat në përdorim nevojitet Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim, certifikatë familjare e 1.8.1991, Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore dhe Kontrata e huapërdorimit e noterizuar.

Për tokat e marra me qira nevojitet kontratë qiraje e noterizuar.

Megjithatë, ky institucion ka vendosur në dispozicion të të gjithë fermerëve aplikues Agropikat, zyrat e Agjencive të Ekstensionit Bujqësor dhe një numër kontakti falas 0800 83 83, për të asistuar çdo fermer në kryerjen e aplikimit.

Skema e mbështetjes me naftë është vetëm një nga mekanizmat që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po aplikon për të mbajtur sa më të lidhur fermerin shqiptar me tokën e tij, duke qendruar pranë tyre në çdo hap.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 VITE NGA VRASJA E 4 PROTESTUESVE/ Si e shpërbleu Basha mjekun që gënjeu më 21 janar
Previous article PËR TË QESHUR DHE PËR TË QARË/ Manuali i PD, njësoj me manualin e Dëshmitarëve të Jehovait!?

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT