• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ “Dashuria e madhe” nga e cila duhet të heqë dorë (FOTOT)
Home
Nderkombetare

BIDEN I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ “Dashuria e madhe” nga e cila duhet të heqë dorë (FOTOT)

21 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kur kanë kaluar vetëm disa orë pas betimit të Joe Biden si president i 46-të i Amerikës janë zbuluar dhe disa nga pasionet e tij. Presidenti i ri i ShBA është një adhurues i makinave.

Para se të fillonte mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden zbuloi historinë e dashurisë pas makinës Stingray Chevrolet (e hapur) e prodhimit 1967. Dashuria e presidentit të ri për makinat lidhet me babanë e tij, i cili punonte si tregtar makinash në Delaware.

Duke qenë se ai shkonte shpesh tek puna e të tij, nisi që të kishte një lidhje shumë të ngushtë me makinat që prodhoheshin në ato vite.

Joe Biden i çmendur pas makinave, “dashuria e madhe” nga e

Makina e parë që presidenti ka përdorur ka qenë një  Chrysler 300D për mbrëmjen e maturës dhe këtë ai e mori hua. Më pas ai bleu një Chevrolet të vitit 1956, të cilin e zëvendësoi me një të përdorur ne gjendje te keqe Mercedes-Benz.

Pak më vonë, ai u martua me gruan e parë Neilia Hunter, ndërkohë që si dhuratë martese mori një makinë (Goodwood-Green) Stingray Corvette, nga babai i tij.

Joe Biden i çmendur pas makinave, “dashuria e madhe” nga e

Në një intervistë të mëparshme kur ai ishte zv president, Joe Biden tha se i pëlqente shpejtësia ndaj adhuronte makinat dhe në veçanti makinën që mori si dhuratë për dasmë.

“Sa herë që futem në këtë makinë kam kujtime të pabesueshme, të mira dhe të këqija. Mendoj për babanë dhe për familjen”, shprehej Biden asokohe.

Makina është ruajtur, nuk është restauruar dhe për shkak të historisë së saj (dhe pronarit të saj) vlera mund të kalojë 150,000 dollarë.

Duke qenë se lideri i ri i SHBA-së ka marrë detyrën duhet të dorëzojë çelësat e makinës së tij të preferuar.

Shërbimi Sekret  ka rregullta shumë të rrepta, ndalon presidentët t’i japin makinave të tyre personale. Madje edhe kur mbaron mandati,  një ish-president nuk mund të drejtojë kurrë më një makinë në rrugë të hapur.

Joe Biden i çmendur pas makinave, “dashuria e madhe” nga e

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM I BINDUR SE..."/ Ruçi uron zv.Presidenten e SHBA-së: Amerika aleati kryesor strategjik i Shqipërisë
Previous article KISHTE POSTUAR PËRMBAJTJE QË MBRONTE.../ Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT