• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM I BINDUR SE…”/ Ruçi uron zv.Presidenten e SHBA-së: Amerika aleati kryesor strategjik i Shqipërisë
Home
Politikë

“JAM I BINDUR SE…”/ Ruçi uron zv.Presidenten e SHBA-së: Amerika aleati kryesor strategjik i Shqipërisë

21 January, 2021 s.autor Politikë

Kryetrai i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letërurim zëvëndëspresidentes dhe Kryetares së Senatit të SHBA, Kamala Harris.

Ruçi në letër shprehet i bindur se nën drejtimin e Harris, Senati i SHBA do të vazhdojë të kryejë me sukses rolin e tij si tempulli më prestigjioz i debatit politik në botën e sotme dhe garantuesit të demokracisë amerikane.

Në fund Ruçi është shprehur se SHBA-ja është aleati kryesor strategjik i Shqipërisë dhe se bashkëpunimi midis Senatit të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të fuqizohet e zgjerohet.

Letra e plotë:

“Me rastin e fillimit të detyrës Tuaj të lartë të Zëvëndëspresidentes së ShBA dhe njëkohësisht të Kryetares së Senatit të ShBA, kam nderin t’iu dërgoj urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal.

Jam plotësisht i bindur se, nën drejtimin tuaj vizionar e dinamik, si një juriste e shquar dhe udhëheqëse moderne, Senati i ShBA do të vazhdojë të kryejë me sukses rolin e tij si tempulli më prestigjioz i debatit politik në botën e sotme dhe garantuesit të demokracisë amerikane.

Mbështetja juaj si Kryetare e Senatit për miratimin e politikave parësore të Presidentit Biden për kapërcimin me sukses të pandemisë Covid-19, ringritjen ekonomike, harmoninë sociale e njerëzore, ndryshimet e klimës dhe fuqizimin e koalicionit të vendeve demokratike, për përballimin e zgjidhjen e problemeve të planetit, janë garancitë për një lidership më të fortë të Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e tyre për një botë më mirë, më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie, siguri e paqe.

SHBA janë aleati kryesor strategjik i Shqipërisë dhe une jam shpresëplotë që bashkëpunimi midis Senatit të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të fuqizohet e zgjerohet gjatë mandatit Tuaj.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruci

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT 10 VITE NGA PROTESTA ME 4 TË VRARË NË BULEVARD/ Familjarët homazhe para kryeministrisë, policia kërkoi rinisjen e hetimeve
Previous article BIDEN I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ "Dashuria e madhe" nga e cila duhet të heqë dorë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT