• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Topalli tregon kushtin që ka për t’u bashkuar me Partinë Demokratike
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Topalli tregon kushtin që ka për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

20 January, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, thotë Topalli duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri”.

Ndërkohë, vetë kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, prezanton si pikën më të fortë të saj faktin që është e pakorruptuar. “Në karrierën time politike, gjithë këto vite, asnjëherë nuk jam përfshirë në asgjë korruptive”, thotë ajo.

Topalli etiketon drejtpërsëdrejti kryetarin e Partisë Demokratike kur thotë se nuk ka në drejtimin e partisë nuk ka respektuar rolin e tij. “Gjatë mandatit të parë të opozitës, në parti ka pasur debate për mënyrën si nuk po bëhej opozita, por të paktën kishte brenda deputetë të vërtetë. Kur deputetët bënin betejë të vërtetë, kryetari i tyre, jo vetëm që nuk i udhëhiqte por merrej me çështje familjare, merrej me një kat shtesë apo me probleme të tjera të agjendës ekonomike.

Probleme që kishin të bënin me çështje të veçanta si ligji për arsimin apo nevoja për protesta të vazhdueshme kundër kapjes së pushtetit nuk udhëhiqeshin nga lidershipi”.

Sipas Topallit, në Shqipëri, problemi i vetëm, nuk ishte qeveria, por edhe opozita që nuk luante rolin e saj për të kufizuar pushtetin e pakufizuar të kryeministrit Rama. “Por, Basha i la fushë kryeministrit, dezertoi”, shton ish-kryetarja e parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET SË PRODHUARI LOJTARË/ Bayern zbulon Thiago-n e ri brenda vetes, është gati për ekipin e parë
Previous article SFIDA KHABIB-GEORGES ST-PIERRE/ Dana White: Ata të dy nuk janë të interesuar të duelojnë mes tyre

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT