• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMET NGA LSI/ Murrizi nga Kuvendi: Më vjen për të vjellë që…
Home
Politikë

LARGIMET NGA LSI/ Murrizi nga Kuvendi: Më vjen për të vjellë që…

18 January, 2021 F.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi tha se largimet e LSI drejt PS është një estradë që ka 30 vite që luhet në kurrizi të shqiptarëve, ndërsa shtoi se nga ko ‘merkato e dimrit’ i vjen për të vjellë.

“Ishte gallatë estrada e 4 viteve të fundit, ku gjoja pamë një betejë 3D mes PS dhe LSI, fushatë me autobus ku kërkohej vetëm timoni e tepsia pavarësisht se LSI i kishte lidhur duart qeverisë. Këto ditë po shohim një merkato dimri të lezeçme të ish-ministrave të LSI që po ftohen një e nga një në sofrën e partisë së virgjër me të cilën qeverisën njëherë pas marrëveshjes së qelbur të 1 prillit. Duke e parë këtë si njeri që kam qenë 30 vite në politike, kam qenë në politike dhe unë po s’kam përfituar asnjë lekë, asnjë koncension, po e shikoj se si po bëhet beteja false dhe hipokrite 3D. Lefteri ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në dasmë me video 3D, Silvën e ka ftuar Ervini sot, ka ngel pa punë veç Pec Vasili, një Mond e siguruat në Presidencë, një tjetër thuhet se do ikë sërish. Kjo është një marrëveshje e madhe mes dy tufa hajdutësh, të palaçove të politikës në kurriz të shqiptarëve. Cili ministër ka ngel pa ftuar nga aleanca juaj e 4 viteve më parë? Cili ka ngelur pa ftuar në partinë tuaj të virgjër? 30 vite e njëjta estradë, të njëjtët aktorë, të njëjtët grykës. Besoj se edhe deputetë të nderuar të PS që s’kanë gisht në afera, që kanë ardhur këtu me dinjitet, ndjehen të kërcënuar nga lukunia e hajdutëve të shpallur nga këta këtu në 2017. Më vjen për të vjellë kur kujtoj se çfarë keni thënë për këta ministra që sot i fusni ca me kokë e ca me të ndenjura në partinë tuaj”,- tha Murrizi.

Në lidhje me miratimin dhe mbajtje sekret të marrëveshjes së vaksinave lidhur me Pfizer, deputeti Myslim Murrizi tha se shpreson se kjo të mos u shtojë oreksin kompanive të tjera.

“Por nëse për kapriçot e kryeministrit të Nusretit me një kompani private siç është Pfizer atëherë do u shtoj oreksin të gjithëve kompanive për të ratifikuar në këtë kuvend marrëveshje sekrete. Shteti që është bërë bamirës ndoshta mund t’ia kërkojë këtë shqiptarëve, ndaj ftoj mazhorancën dhe drejtuesit e pajisur me dokument sigurie të marr informacion në komisione mbi marrëveshjen e miratuar sot në kuvend”, tha Murrizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI/ Miratohet marrëveshja me Pfizer, 94 vota PRO dhe...
Previous article HUMBJA NË DERBI NDAJ LAZIOS/ Trajneri i Romës ndjen ende keqardhje për tifozët: Nuk do të duhet të ndodhë më

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT