Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja, tha se Partia Socialiste do të arrijë të marrë 72 mandate në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë në “Top Talk”, Baqja tha se në katër qarqet e veriut, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Lezhë, PS nuk do të humbë asnjë votë.
Ai theksoi se vetëm në Kukës janë llogaritur një tepricë preh 8 mijë votash, për qarqet ku PS duket më dobët, Beqja përmendi Durrësin dhe Fierin.
Ai tha se në këto dy qarqe duhet më shumë.
“Dy qarqet ku kemi pasur më pak rezervë Durrësi dhe Fieri. Aty duhet shumë më tepër punë. Fieri vetë është një gjë e ndryshuar ca nuk u bë për katër vjet nuk u bë për 30 vite. Dosja 184? Nuk e ka dobësuar Dibrën. Unë besoj se jo nuk e ka dobësuar. Nuk e kanë ndryshuar rezultuar, e të mos harrojmë që rruga e Dibrës është një avantazh gjithmonë. Në këtë qark kemi pasur 5-6 mijë vota në tepricë. Tetë mijë vota tepricë në Kukës. Në katër qarqet e Veriut PS-ja nuk humb asnjë votë”, tha Beqja.


