• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINA ANTI-COVID/ Kreu i OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral
Home
Jetë

VAKSINA ANTI-COVID/ Kreu i OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral

18 January, 2021 s.autor Jetë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha, të hënën, se bota ishte në prag të një “dështimi katastrofik moral” në shpërndarjen e vaksinave COVID-19, duke u kërkuar vendeve dhe prodhuesve të shpërndajnë dozat në mënyrë të drejtë në të gjithë botën.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se perspektivat për shpërndarje të drejtë janë në “rrezik serioz” ashtu si skema e ndarjes së vaksinave COVAX që synon të fillojë shpërndarjen e vaksinave muajin tjetër.

Ai vuri në dukje 44 marrëveshje dypalëshe të nënshkruara vitin e kaluar dhe të paktën 12 janë nënshkruar tashmë këtë vit, raporton Reuters. “Kjo mund të vonojë dërgesat e COVAX dhe të krijojë saktësisht skenarin që COVAX është krijuar për të shmangur, me grumbullime, një treg kaotik, një përgjigje të pakoordinuar dhe përçarje të vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha ai.

Një qasje e tillë e la botën më të varfër dhe më të prekshme ndaj rrezikut, tha ai në hapjen e takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv në formatin virtual.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm do të zgjasin pandeminë”. Përleshja globale për vaksina është intensifikuar ndërsa qarkullojnë variante më infektive të virusit. Tedros përmendi si një shembull të pabarazisë që më shumë se 39 milionë doza të vaksinave janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza ishin dhënë në një vend të varfër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJA E RASTEVE TË REJA/ Alimehmeti: Po arrihet një “imunitet mburojë” në Tiranë, por kujdes...
Previous article INTERVISTA/ Pëllumb Pipero: Ja pse ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet ta bëjnë vaksinën

s.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT