• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI TENSION TË ULËT? Këto janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni
Home
Shëndet

KENI TENSION TË ULËT? Këto janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni

18 January, 2021 s.autor Shëndet

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin. Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat e AgroWeb.org Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit. Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit. Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Ushqimet Dhe Pijet Më Të Mira Kundër Tensionit Të Ulët Të Gjakut
Kafeja
Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut. Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji. Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji I Jamballit
Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit. Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë
Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër. Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet E Pasura Me Vitaminë B-12
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut. Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12. Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji
Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut. Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik. AgroWeb.org ju këshillon të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht./AgroWeb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISLAMI NUK ËSHTË FE, POR PARTI POLITIKE"/ Tjetër përplasje, kryepeshkopi i Greqisë ndez gjakrat me Turqinë
Previous article SARA HOXHA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Por dhuratën e merr Lori: Kështu është ajo... (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT