• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ENVERIADA”/ Hipokrizia e pushtetit dhe politikës në librin e Alfred Pezës: Jemi shteti i fundit që nuk i kemi ndryshuar… (VIDEO)
Home
Intervista

“ENVERIADA”/ Hipokrizia e pushtetit dhe politikës në librin e Alfred Pezës: Jemi shteti i fundit që nuk i kemi ndryshuar… (VIDEO)

18 January, 2021 s.autor Breaking News, Intervista, Kulturë, Politikë

Alfred Peza rikthehet me librin e tij të tretë ‘ Enveriada’. Në një intervistë në emisonin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv, ai tregoi më tepër për romanin e tij të fundit të cilësuar si një triller politik. Ngjarjet e romanit janë vendosur në periudhën komuniste në Shqipëri, edhe pse  personazhet janë të trilluara, ai është frymëzuar shumë nga historitë e vërteta të kohës në të cilën janë vendosur personazhet dhe historitë: 

“E gjitha nis në momentin kur paraardhësi që është zoti i Enveriadës largohet nga skena politike për t’i lënë vendin udhëheqësit të ri. Uhdëheqësi I ri nis dhe bën gabime, dhe vetëm kur bën gabim pas gabimi e marrin dhe e cojnë tek qendra sekrete e pushtetit ‘Syri i Shqiponjës’.

I pyetur nëse ka grimca realiteti, nëse ka ndonjë emër apo personazh konkret që i referohet dikujt, Alfred Peza  u shpreh se është frymëzuar nga disa histori reale:

 “Jam frymëzuar nga disa histori reale, pasi është një periudhë ku edhe nga ana gazetareske kam lëvruar edhe zhanerin e dossier-it herë pas here, ne mediat shqiptare në këto 30 vite, dhe kam patur shumë kontakte me njerëz shumë të rëndësishëm, të asaj epoke, të asaj periudhe të atij regjimi, që nga Ramiz Alia, intervistën e fundit e ka dhënë para se të ndërroj jetë, me mua në një media televzizse ashtu sikund kam pasur rastin si gazetar të intervistojë Nexhmije Hoxhën,apo të takojë shumë nga ta personazhe që kanë qenë në qendër të gjithë asaj që ndodhi në atë epokë dhe në atë periudhë” u shpreh ai.

Ashtu si në librin e tij ‘ Sarah’ edhe në librin e tij të dytë të këtij zhaneri nuk mund të mungonte një histori dashurie, edhe brenda trillit politik, edhe pse nuk mund të puqen të dyja dashuria dhe politika:

“Ishte një dashuri aq e pastër, aq e dëlir sa ajo më pas nuk përfundoi ashtu sikurse pothuajse nuk përfundonin dashuritë e vërteta në atë epokë. Deri në vitin 1967 kanë qenë martesat në djep, ku lindte vajza dhe djali dhe të parët e dy familjeve i konsideronin  të lidhur fatet e tyre që në djep, dhe ata e shihnin për herë të parë njëri-tjetrin, vetëm në dhomën e çiftit natën e dasmës. Më pas erdhën martesat me shkes me mblesëri. Fejesat e viteve 80’ sa më shumë i afroheshim viteve 90’ po bëheshin gjithmonë e më tepër në bazë të dashurisë dhe një nga këto histori është kjo. Por kjo histori ishte e ngjizur artificialisht nga skemat e qendrës së pushtetit për të eliminuar pasardhësin për t’i hapur rrugën ngjitjes së udhëheqësit, të ri në pushtet.

Ndërsa u shpreh edhe për politikën në Shqipëri dhe problematikat e saj më të mëdha: 

 ”Ne jemi akoma shteti i fundit  i Evropës lindore në këtë anë të perdes së atëhershme  të hekurt që nuk i kemi ndryshuar elitat e ’90. Imagjino që ne themi që Enveri qëndroi 40 vjet në pushtet me 1 parti politike, në diktaturë me gjithë ato instrumenta për të kontrolluar gjithçka dhe ne e kemi të pamundur të mos qarkullojmë elitat në pluralizëm ku po e kapin dhe po e kalojnë dhe Enver Hoxhën” përfundoi ai.

https://youtu.be/Yj5YTNZHU_A?t=173

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË TIRANË/ Babai i 10 vjeçares që u shtyp nga makina: Ishte me gjyshen për dore, shoferi u largua pas ngjarjes...
Previous article U PËRFOL SE ËSHTË NDARË NGA I DASHURI/ Aurela Hoxha në pritje të ëmbël, ja sa muajshe është modelja

s.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT