• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A ËSHTË GJENETIKE SËMUNDJA E DEPRESIONIT? Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini
Home
Shëndet

A ËSHTË GJENETIKE SËMUNDJA E DEPRESIONIT? Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

15 January, 2021 s.autor Shëndet

Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur, sipas “Health Line”.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!

A është depresioni gjenetik?
“Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Me shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tek ju. Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%. Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë“,- thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.

Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit. Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme. Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eliminuar gjenet si një ndryshore. Një studim i vitit 2009 në “Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit” vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake. Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në “American Journal of Psychiatry” zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.

Faktorët e rrezikut për depresion
Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme. Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj./Agroweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEPUTETI QË DUAM"/ Mbyllet faza e dytë e përzgjedhjes në PS, Balla: Të fillojmë një epokë të re
Previous article "MË PËLQEN TË MË..."/ Zhvishet Fatjoni në takim me Anën, ja çfarë ndodhi mes atyre të dyve

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT