• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KANDIDATI JAM UNË”/ Basha: Këtu po diskutohet fati i vendit, ju më thoni a do iki po humba zgjedhjet
Home
Politikë

“KANDIDATI JAM UNË”/ Basha: Këtu po diskutohet fati i vendit, ju më thoni a do iki po humba zgjedhjet

14 January, 2021 Delo.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë të zakonshme. Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në unison me çdo shqiptar.

Po afrohet pushteti apo po ju largohet?
Basha: Opozita, PD unë, jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, por për një udhëkryq ku shqiptarët do vendosin. Sfida është ta konturojmë këtë ndryshim dhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve ta ndjejë veten se pas 25 prillit do jenë më mirë.

Po si ndërron kjo brenda ditës, si nata me ditën…
Basha: Kryesorja është që 25 prilli është një udhëkryq, pas 8 vitesh dështime në cdo fushë…

Po u konfirmua në 2017 pa bërë asnjë premtim donte timonin dhe tepsinë…
Basha: Sot jemi këtu për të gjykuar se 2017 tregoi pikën më të ulët të një fushate. 25 prilli është referendum për ndryshim, sfida e opozitës, e imja personale është t’i japim formë një ndryshimi që influencon mbarë shqiptarët.

Me sa lista do dilni në zgjedhje, me 1 apo 2?
Basha: Ne jemi të bashkuar me një qëllim për t’i hapur rrugë ndryshimit dhe largimit të Ramës. Në funksion të kësaj ne kemi një koalicion opozitar, një qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj.

Kush do jetë kryeministër nw rast se fiton koalicioni juaj?
Basha: Kandidat për kryeministër jam unë. Ky whstw vendim i shpallur, jo vetëm vendim politik, por edhe shprehje e vullnetit të qytetarëve. Kemi matje në terren se njerëzit kanë preferencë të qartë që unë të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?
Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Çfarë do bësh më 26 qershor nëse i humb zgjedhjet?
Basha: Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COPA DEL REY/ Sulmuesi Garcias përfiton nga një gafë dhe zhbllokon sfidën ndaj Real Madrid (VIDEO)
Previous article DALIN PAMJET/ Aksidenti në zemër të Tiranës, ja si kanë përfunduar MAKINAT

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT