Ish-Kyeministri i Italisë Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në spitalin e Monakos.
Lajmin e ka bërë me dije mjeku i tij personal për mediat italiane, ku tha dhe se ai kishte probleme me zemrën.
Ishte mjeku Alberto Zangrillo i cili vendosi se Berluskoni duhet të shkrohej në spital, për mjekim më të specializuar.
Kujtojmë që në muajin gusht Berlusconi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe për rreth një muaji ishte në betejë me virusin ku arriti dhe të dalë fitues.


