• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT 108 VITE NGA KRIJIMI I POLICISË SË SHTETIT/ Ceremoni përkujtimore në disa qytete
Home
Aktualitet
Kronikë

SOT 108 VITE NGA KRIJIMI I POLICISË SË SHTETIT/ Ceremoni përkujtimore në disa qytete

13 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sot Policia e Shtetit shënon 108-vjetorin e krijimit të saj. Në disa qyete të vendit, Drejtoritë Vendore të Policisë kanë zhvilluar ceremoni duke përkujtuar këtë ditë që është e rëndësishme për ta. Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida e transformime si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ.

Policia e shtetit është institucioni më i rëndësishëm i goditjes së paligjshmërisë. Në ambjentet e policisë së Tiranës u zhvillua ceremonia e përkujtimit të 108-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Fillimisht, efektivët e policisë të pranishëm ngritën flamurin ku më pas u zhvendosën në ambjentet e brendshme të drejtorisë ku disa përfaqësues të Policisë mbajtën dhe një fjalim.

Ndërkohë dhe në ambientet e jashtme të Akademisë së Policisë, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish për shkak të masave kufizuese për parandalimin përhapjes së COVID-19, është zhvilluar ceremonia me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, drejtues të lartë të Policisë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë.

Ceremoni e njëjtë është zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Berat. Efektivë të policisë, përfaqësues të pushtetit vendor kanë qenë të pranishëm në ceremonitë përkatëse ku gjithashtu mbajtën fjalime mbi ndryshimin e Policisë së Shtetit që është bërë ndër vite si dhe arritjet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZOI SEKSUALISHT ME TË MITURËN/ Ja çfarë vendosi gjykata për Abaz Dokun
Previous article E RËNDË NË KURBIN/ Të shtëna me armë, një i plagosur, transportohet në spital

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT