Shoqata e Lojtarëve të Golfit, PGA, ka komunikuar këtë të dielë që kampionati i përvitshëm i golfit, një nga 4 turnetë që janë pjesë e Grand Slam në US Open, nuk do të zhvillohet në fushat që janë në pronësi të Donald Trump në Nju Xhërsi.
Në komunikatën e saj, PGB ka nënvizuar që e mere këtë vendim pas dhunës së nxitur nga Presidenti i SHBA, gjatë trazirave të së mërkurës në Kapitolin e Uashingtonit, ku disa protestues mësynë në Kongres për të mos lejuar çertifikimin e Joe Biden si lider i ardhshëm.
Nuk është hera e parë që diçka e ngjashme i ka ndodhur Trump në një nga kurset e tij të golfit, një sport që ai është mjaft i apasionuar. Në vitin 2015, PGA u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar për të organizuar të njëjtin turne në Trump National në Los Angeles pas deklaratave nënçmuese të biznesmenit për emigrantët meksikanë.


