• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ KQZ nis punën për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit, ja hapat që do të ndiqen
Home
Politikë

25 PRILLI/ KQZ nis punën për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit, ja hapat që do të ndiqen

10 January, 2021 F.autor Politikë

Komisioni Rregullator miratoi projektaktin e përgatitur nga administrata e KQZ-së për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit, me qëllim votimin në  zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit.

KQZ-ja do të mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që do të mundësojnë votimin nga jashtë vendit,  të gjithë atyre që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Lista e zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, të cilët deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave që KQZ-ja do të hartojë për procedurat e tyre të votimit, për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Afati i fillimit të procesit të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit si rregull duhet të jetë jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

Por për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill, afati i fillimit të këtij procesi do të vendoset nga Ilirjan Celibashi jo më vonë se data 24 shkurt 2021.

Ndërkohë, për fillimin e punës në këtë drejtim, KQZ-ja ka aktivizuar të gjitha organet që do të përfshihen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ 11 aktet antihistorikë të Trump kundër zhvillimit e demokracisë perëndimore. Shqiptarët dolën nga rreziku
Previous article PAMJET NË TIRANË/ Kur kryeqyteti "pushtohet" nga... MJEGULLA

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT