Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kavajë- Plepa.
Raportohet se makina, tip Ford, po ecte kur papritur ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli, pasi sapo ka vënë re tymin në makinë ka dalë me shpejtësi jashtë.
Sipas raportimeve paraprake shkaku i zjarrit dyshohet se është një shkëndijë elektrike.
Ndëkrohë policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.


