Ermal Mamaqi është padyshim një nga personat të cilin duhet ta ndiqni patjetër në rrjetet sociale.
Është shumë aktiv dhe pas çdo postimi që ai bën, e vështirë të mos qeshësh.
I tillë është edhe ky i fundit, por për të nuk jemi dhe aq të sigurt nëse e ka thënë me humor apo e ka pasur të vërtetë (këtu po bëjmë ne shaka).
Ai ka postuar një foto të Kejvinës, velinës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku fton të gjithë “të interesuarit” që kanë dëshirë për të pasur bashkëshorten bukuroshen nga Lezha të dërgojnë CV e tyre në recepsionin e Klanit.
Por më tepër se ky postim, pasi nga Ermalin mund të presim çdo “gjë”, na tërhoqi më tepër vëmendjen komenti i këngëtares Beatrix Ramosaj.
Pas ndarjes Ervi Cenolli, bukuroshja është përfolur shumë që është në një lidhje të re, por ky koment na tregoi gjithçka.
“Po i gjetët burrë Kejvinës, do ma gjeni dhe mua?” ka shkruar ajo.
Beatrix Ramosaj nuk është në një lidhje për momentin, por ndoshta CV do duhet t’i dërgoni Ermalit në një moment tjetër, pasi është radha e Kejvinës.




