Një 26-vjeçar në Tiranë ka bërë një denoncim në polici, pasi ai ka shitur një telefon tek një person i pa njohur, por është paguar me euro false.
Sipas policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e tregtarit.
- NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË
“Më datë 03.01.2018, shtetasi D.XH, vjeç 26, banues në Tiranë, ka kallëzuar se, i ka shitur një telefon celular një shitësi të paidentifikuar, i cili i ka dhënë 400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143 e 183 të Kodit Penal.“/panorama


