• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U NGRIT SI SHQETËSIM SOROLLATJA…”/ Beqaj: Premtimi që u bëmë banorëve të Malsisë së Madhe bëhet realitet
Home
Politikë

“U NGRIT SI SHQETËSIM SOROLLATJA…”/ Beqaj: Premtimi që u bëmë banorëve të Malsisë së Madhe bëhet realitet

9 January, 2021 s.autor Politikë

Përfaqësuesi politikë i PS në qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se është zgjidhur edhe problemi i atyre personave të cilët nuk mund të provonin me dokumenta periudhën e punës së tyre në ish kooperativat bujqësore dhe sorollateshin nëper procese gjyqsore.
Beqaj shkruan se në një takim në Malësinë e Madhe në shtator 2020 me kolegun Paulin Sterkaj u angazhuam në atë takim se do të ndërmerrnim një nismë ligjore për të vlerësuar automatikisht periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie dhe kjo gjë u arrit dhe është botuar tani në fletoren zyrtare.

“Në një takim në Malësinë e Madhe në shtator 2020, midis të tjerash, na u ngrit si shqetësim sorollatja nëpër gjykata e personave të cilët nuk mund të provonin me dokumenta periudhën e punës së tyre në ish kooperativat bujqësore. Për një proces gjyqësor shpenzonin rreth 400 mijë lek.

Bashkë me kolegun Paulin Sterkaj u angazhuam në atë takim se do të ndërmerrnim një nismë ligjore për të vlerësuar automatikisht periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie çdo pretendim të çdo kujt që ka punuar në ato ish kooperativa bujqësore dokumentacioni i të cilave është djegur apo shkatërruar.

Në 23 dhjetor 2020, projektligji është kthyer në ligj me votën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në 5 janar 2021, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin 169/2020.

Në 8 janar 2021, ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr.3.Në 23 janar 2021, ligji është në fuqi. Kështu edhe premtimi që Paulini dhe unë u bëmë banorëve të Malsisë së Madhe bëhet realitet“, shkruan Beqaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAGJIKE/ "Mbretëria e akullit", hapet festivali më i madh dimëror në botë (PAMJET)
Previous article SITUATA E RRUGËVE NGA MOTI I KEQ/ ARRSH informacion në lidhje me gjenden e akseve problematike

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT