• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vezë kafe apo vezë të bardha, kë duhet të konsumojmë?
Home
Shëndet

Vezë kafe apo vezë të bardha, kë duhet të konsumojmë?

5 January, 2018 g.autor Shëndet

Kur vjen fjala për vezët, ne të gjithë mendojmë se vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe janë më të mira për të verdhat e tyre, se ato me lëvozhgë të bardhë. I vetmi ndryshim midis vezëve me ngjyrë kafe dhe atyre të bardhë është çmimi.

Por, të dy llojet e vezëve kanë të njëjtët ushqyes dhe përsa i përket përdorimit, përdoren njëlloj.

Por, pse disa vezë janë ngjyrë kafe dhe të tjerat e kanë lëvozhgën të bardhë? Dhe përse vezët me ngjyrë kafe kushtojnë më tepër?

E gjitha ka të bëjë me pulën

Ju mund të supozoni se vezët e bardha janë bërë nga pula e bardhë dhe vezët kafe nga pulat me pendë kafe. Në fakt, ngjyra e pulave luan rol, por është ngjyra e llapës së veshit të pulës, që përcakton ngjyrën e lëvozhgës. Ngjyra e llapës së veshit të bardhë apo e lehtë tregon se ajo pulë bën vezë të bardha dhe pula me ngjyrën e llapës së veshit të kuqe, bën vezë kafe.

Më e shtrenjtë nuk do të thotë më e mirë

Nëse mendoni se vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe kanë shije më të mirë, kjo nuk ka të bëjë me ngjyrën e lëvozhgës. Shija e vezës lidhet me atë se me çfarë është ushqyer pula. Për shkak se pulat me llapa veshi të kuqe kanë tendencë të jenë më të mëdha, ato hanë më shumë. Kjo është arsyeja kryesore pse vezët e tyre janë më të shtrenjta.

Përveç sasisë së ushqimit, cilësia e asaj që ha pula është një faktor i rëndësishëm. Cilësia e ushqimit mund të ndikojë në shije, por nëse pulave të ndryshme, iu japin të njëjtin ushqim, atëherë shijet e vezëve do të jenë njëlloj.

Si t’i dallojmë vezët e mira?

Vezët mund të ndahen në kategori, duke vlerësuar cilësinë e brendshme dhe gjendjen e përgjithshme të lëvozhgës. Sipas udhëzimeve, vezët më të mira e kanë të bardhën të trashë dhe të fortë, kanë sasi të lartë të së verdhës, që është e rrumbullakët dhe pa defekte (përfshirë pika të gjakut dhe pika të mishit brenda saj), e pastër etj. Ndërsa lëvozhga nuk duhet të jetë aspak e plasaritur apo e thyer.

Vezë të kategorisë B janë ato vezë, të bardhat e të cilave mund të jenë më të holla dhe të verdhat mund të jenë më të shpërndara dhe jo aq të rrumbullakëta se vezët e kategorisë A. Lëvozhga e këtyre vezëve duhet të mos jetë e thyer por mund të ketë ndonjë njollë. Duhet të kemi parasysh se madhësia e vezëve nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e vezëve.

Benefitet

Pavarësisht nga ngjyra e lëvozhgës, madhësisë apo edhe kategorisë së vezëve, gjëja më e rëndësishme në lidhje me vezët është se ato mund dhe duhet të jenë pjesë e një dietë të shëndetshme.

Vezët përmbajnë vlerën biologjike më të lartë për proteina. Një vezë ka vetëm 75 kalori, por 7 gram proteina të cilësisë së lartë, 5 gram yndyrë dhe 1.6 gram yndyrë të ngopur, së bashku me hekur, vitamina, minerale dhe karotenoide.

Është e rëndësishme që të hani të verdhën e vezës, sepse përmban acide yndyrore esenciale, vitamina A, E, D dhe K, si dhe kalcium apo hekur./shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stop lëngjeve që nuk kanë 20% frut të vërtetë/ BE jep lajmin kundër kompanive prodhuese
Previous article Rrëfehet 27 vjeçari: Ajo po më çmend me seksin më të nxehtë, por tradhtia...

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT