• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT NË VEND/ Si paraqitet SITUATA dhe zonat PROBLEMATIKE nga reshjet e dendura të shiut
Home
Ekskluzive

PËRKEQËSIMI I MOTIT NË VEND/ Si paraqitet SITUATA dhe zonat PROBLEMATIKE nga reshjet e dendura të shiut

8 January, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Prej ditësh moti i keq dhe me rebeshe shiu ka përfshirë gjithë vendin. Ditën e sotme shumë qytete kanë hasur problematika të mëdha nga shiu i rrëmbyseshmëm.

Situata më e vështirë ka qenë në Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë, shkruan Alpenews.al.

Në Lezhë pati përmbytje të mëdha në dy lagjet kryesore “11 janari” dhe “Besëlidhja”. Nga përkeqësimi i motit pati rrëshqitje të dherave dhe situata u paraqit shumë serioze ku disa familje rrezikojnë të humbin banesat dhe bizneset e tyre.

Nga situata e krijuar në Lezhë mësohet se një familje nga Dajçi është evakuar pasi banesa e tyre është përmbytur.

136439525_200603551774976_3786780067498509907_n.jpg

Situata tepër e rënduar edhe në Durrës ku shumë shtëpi janë mbuluar nga uji i rrëmbyeshëm i shirave. Mësohet se si rezultat i daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm janë përmbytur disa banesa e biznese, teksa janë evakuuar rreth 20 persona, duke i sistemuar tek të afërmit e tyre. Ndërkohë ka afishuar të gjithë numrat e telefonit ku qytetarët duhet të tefelonojnë për të marrë ndihmën e nevojshme. (KLIKO LINKUN)

Zonë problematike qe edhe Vlora pasi reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.

Reshjet e dendura, lumi Vjosë del nga shtrati dhe përmbyt pazarin e Mifolit - Aktualiteti

Shumë problametike ishte edhe në aksi rrugor Sarandë-Borsh ku është çarë në mes rruga  duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme. (Kliko linkun)

MOTI I KEQ/ Çahet rruga në Borsh, PAMJET nga vendngjarja

Përkeqësim pati edhe në Shkodër ku si pasojë e rreshjeve intesive pati prurje të lumit Drin dhe Buna. Kjo bëri që dhe forcat e armatosura të niseshin drejt Shkodrës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë edhe shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës.Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.

Gjendja në Shkodër e rënduar nga përmbytjet, Ademi: Kërkuam mjete të ushtrisë - Albeu.com

Situatë mjaft problematike ka qenë edhe në Fushë-Krujë, sidomos në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm. Shirat e rrëmbyeshëm kanë kanë bërë që lumi Ishëm të dalë përsëri nga shtrati.

Fushë-Krujë/ Lumi Ishëm del nga shtrati! Përmbyten disa fshatra përreth, uji hyn në disa banesa - Shqiptarja.com

Po punohet në këto zona për normalizimin e situatës. /Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërroi jetë tek “Infektivi” nga COVID, kush është 21-vjeçari nga Durrësi
Previous article PËRMBYTJET NË VEND/ Braçe: Nata e sotme do të jetë e vështirë...

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT