• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET NË VEND/ Braçe: Nata e sotme do të jetë e vështirë…
Home
Politikë

PËRMBYTJET NË VEND/ Braçe: Nata e sotme do të jetë e vështirë…

8 January, 2021 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama është kthyer nga Greqia pas një takimi me homologun e tij Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm atje, Nikos Dendas. Sapo ka mbërritur në Shqipëri Rama ka mbledhur kabinetin duke i kërkuar që të gjithë të raportojnë mbi situatën aktuale në vend.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka thënë se në niverl vertikal, Ministër, kryetar bashkie, prefekt, kryeplak madje dhe forcat e policisë, kanë qenë në terren dhe kanë bërë punën e tyre për të minimizuar rrezikun nga përmbytjet që vijnë si pasojë e reshjeve të mëdha.

Braçe tha se nata e sotme do të jetë e vështirë, si dhe dy ditët në vijim, por instancat përkatëse janë në terren, në shërbim dhe gatishmëri 24 orë në ditë.

Rama: Për arsye pune nuk kam qenë i pranishëm fizikisht, por zv.kryeministri e ka ndjekur këtë proces më ka informuar herë pas here për situatën. Të flasë zv.kryeministri për aktivitetin e kryer.

Braçe: Dua t’ju informoj juve, por dhe të informoj qytetarët, që thuajse prej 5 ditësh qeveria gjithë ministrat, pushteti vendor, prefektët, kanë mbledhur shtabet e emergjencave civile, kanë dhënë urdhrat dhe kanë vendosur prgjegjësitë në mënyrë vertikale. IGJEUM ka njoftuar për situatë të vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Ministrja e Bujqësisë ka qenë prezente në gjithë territorin, ka kontrolluar gjendjen e hidrovoreve, nga veriu deri poshtë në Butrint, kanë punuar me kapacitet të plotë, për të çuar nivelet në hidrovore në nivelet e tyre më të ulëta. Rrugët e vendit kishin probleme, por në kujdesin e ministrisë së transportit tani janë bërë të gjitha akset e kalueshme. Me ministrinë e  transporteve është bërë në koordinim të plotë dhe në bashkëpunim me OSHEE, nuk ka munguar as një minutë energjia në hidrovore nga veriu në jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani. Kemi një situatë të kontrolluar plotësisht në këtë kaskadë. Të gjitha këtyre agencive nuk i ka munguar mbështetja financiare për të garantuar funksionalitetin e tyre në çdo moment. Krerët e bashkive dhe prefektët kanë mbledhur shtabet e emergjencave. Sot situata ka qenë më e vështirë. Nga Veriu në Jug nuk ka asnjë rajon të mos ketë pasur mbi 100 mm shi, por pavarësisht kësaj sot është dhënë efekti në zona tradicionalisht të goditura. Puna e kryer gjatë sezonit të verës, në Zadrimë, janë pastruar 48 km kanale nga bashkia dhe bordi i kullimit atje. Puna e kryer ka bërë që të minimizohet efekti i reshjeve. Vetë sot kam vëzhguar pjesën e rrezikuar nga Shkumbini në Vjosë. Ministrat kanë bërë detyrat përkatëse. FNSH dhe forcat e policisë kanë ndihmuar dhe në evakuimin e banorëve. Nata e sotme do të jetë e vështirë, gatishmëria në hidrovore është 24 në 24, prej ditësh tashmë. Akoma më shumë njerëz do të shtohen nesër dhe në vijim sidomos për të përballuar dy ditët e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I MOTIT NË VEND/ Si paraqitet SITUATA dhe zonat PROBLEMATIKE nga reshjet e dendura të shiut
Previous article SHËNIM/ "Trumpizmi" shqiptar, si "përrua" i Berishës dhe Metës për të rihyrë në politikë

F.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT