• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U LARGUA NGA LSI/ Flet Elez Gjoza: S’jam tradhëtar por…
Home
Politikë

U LARGUA NGA LSI/ Flet Elez Gjoza: S’jam tradhëtar por…

7 January, 2021 F.autor Politikë

Elez Gjoza, kryerat i federatës së Peshëngritjes dhe ish kryetari i njësisë administrative nr.2 në Tiranë, tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni i dytë me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LSI, që kulmoi dhe me largimin e Nasip Naços një figurë kryesore të saj në Berat ditën e djeshme.

Në një intervistë për Report Tv, Gjoza tha se sipas tij rrjedhjet do të vazhdojnë pasi mënyra e menaxhimit në parti nga Monika Kryemadhi nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta, të cilin e cilëson si gladiator të politikës.

Gjoza tha se dhe bashkimi i LSI në koalicion me PD nuk ka qenë i mirëpritur nga shumica e anëtarësisë dhe për këtë ata kanë zgjedhur të largohen, duke iu mbetur besnik bindjeve të majta dhe bashkuar me PS-në.

“Dua të them se Ilir Meta është një gladiator politik, një njeri që për politikën jep shumë dhe është shumë punëtor. Ikja e Ilir Metës ka dëmtuar LSI-në.

Nuk kam gjë me Kryemadhin, por kurrsesi nuk mund të bëjë punën e Metës. Me marrjen e partisë nga Kryemadhi, LSI ka rrjedhje te vazhdueshme , mënyra e menaxhimit nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta.

LSI në 2009 iu bashkua PD dhe për mua ka qenë një lëvizje jo e miratuar nga unë dhe dëshiruar, por unë aq pozicion kisha. Në shpirtin tim nuk e kam miratuar, u quajt që u bë për hir të stabilitetit dhe kombit.

Këtë koalicion për herë të dytë nuk e përtypa dot, unë jam i majtë dhe për këtë u bëra pjesë e PS. Nuk jam joshur në asnjë formë nga PS për t’u bërë pjesë e saj”, tha Gjoza.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave se tradhtoi LSI duke thënë se vetëm ka respektuar dhe mbajtur të pandryshuara idealet e tij dhe bashkimin e LSI me PD e shikon si tradhti.

“Unë nuk kam tradhtuar idetë dhe idealizmin tim. Unë jam i majtë dhe LSI është e majtë. Ndërsa do të flasim për tradhti LSI ka bërë marrëveshje me PD, pastaj me PS dhe sërish me PD.

Unë me qytetarët jam përballur me idetë dhe jo duke sharë, kështu që qëndrimi im ka qenë stoik, unë jam i majtë dhe vazhdoj të jem i tillë.

Sharjet nuk janë pjesë e fjalorit tim. Unë LSI-në nuk e kam lënë për poste dhe as një ndonjë vend pune, e kam lënë për bindjet e mia politike”, tha Gjoza.

Gjoza ka bërë edhe një krahasim mes punës në Bashkinë Tiranë të bërë nga Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, me të cilët ka punuar duke thënë se ndryshimi është si nata me ditën.

Duke e cilësuar Veliajn si një person që punon 24 orë, për të Basha i merrte vendimet në mënyrë të zvarritur dhe shumë avash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËRGUA ME URGJENCË DREJT TURQISË/ Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të doktor Arjan Harxhit: U përkeqësua...
Previous article BAYERN KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Objektivi i madh për sezonin e ardhshëm është ylli i Barcelonës...

F.autor

Postime të ngjashme

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT