• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON PRESIONI NDAJ BASHËS/ Aleatët e PD: Kur dogjëm MANDATET, Basha na premtoi se do të jemi në lista të…
Home
Politikë

VIJON PRESIONI NDAJ BASHËS/ Aleatët e PD: Kur dogjëm MANDATET, Basha na premtoi se do të jemi në lista të…

7 January, 2021 F.autor Politikë

Në kampin opozitar kanë nisur negociatat e ethshme, mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve për pozicionin që këta të fundit do të kenë në listën për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Këto ditë në selinë blu është diskutuar për vendimin final që do të merret për formulën e koalicioneve dhe për pozicionin që do të kenë aleatët në lista.

Sipas kryetarit të LZHK, Dashamir Shehi, formula e koalicioneve është një vendimmarrje që i takon Lulzim Bashës. Ndërsa për demokristianin Nard Ndoka, marrëveshja mes PD dhe aleatëve është në fazën finale.

“Po diskutojmë formulën e koalicionit me PD. I takon Bashës të vendosë për koalicionet”, tha Shehi.

“Po diskutojmë në nivel teknik dhe politik. Jemi në fazën finale për marrëveshjen”, u shpreh Ndoka.

Pritet që lista e kandidatëve për deputet të mos ketë shumë surpriza sa i përket aleatëve.

Ata do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Dashamir Shehi e mbështet në një marrëveshje të vitit 2019, kur opozita dogji mandatet.

Sipas saj, Basha u ka premtuar aleatëve se ata do të marrin vendet që kanë pasur në zgjedhjet e ardhshme.

Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kërkojnë që Lulzim Basha të ftojë në koalicionin opozitar edhe partitë që janë krijuar si fraksion i krahut të djathtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA PARTIZANI/ Mesfushori Asani me fjalë prekëse: Lamtumirat janë të vështira, kam shumë për të… (FOTO)
Previous article PROBLEMET TEK MILAN NUK KANË FUND/ Një tjetër titullar dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Torinos, ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT