Monika Kryemadhi kërkon që të vijë në pushtet bashkë me Lulzim Bashën më 25 prill.
Por përveç imazhit negativ si një familje e korruptuar, së fundmi ajo ka “pasuruar” biografinë familjare, me disa deklarata të çuditshme dhe të papërshtatshme për një njeri që do të drejtojë Shqipërinë.
E pyetur nëse është xheloze për femrat që e rrethojnë Ilir Metën, ajo tha se bërja e seksit nuk është problem, pasi shton eksperiencën.
Rëndësi sipas saj, ka vetëm dashuria.
Më pas dha edhe disa këshilla të tjera për seksin, si ajo që në makinë nuk mund të bëhet dashuri, pasi është e parehatshme.
Deklaratat e saj kanë bërë që në rrjet ta thërrasin tashmë si seksiologia Mona.













