Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka teksa ka komentuar ndryshime në kabinetin Rama, tha se ikja e tij nga ministria e Jashtme i bën mirë atij dikasteri, e çliron, dhe pse në thelb Rama i komandon të gjithë ministrat e tij.
Ndoka tha se ai vetë e ka kundërshtuar edhe publikisht Berishën kur ka qenë ministër, dhe si kosto politike mori shkarkimin.
Pyetje: Kë shihni si aleatin më të fortë në koalicion që meriton të jetë në listën e opozitës së bashkuar?
Ndoka: Pesha politike rendit çdo formacion politik. Për preferenca personale mund të them që do drekoj me to, por kur vjen puna tek zgjedhjet janë disa parametra që merren parasysh.
Pyetje: Si i keni parë zhvillimet e fundit në kabinetin Rama?
Ndoka: Janë nga halli aty në një farë mënyre. Largimi i Ramës si ministër i Jashtëm, sikur e çliroi këtë ministri, megjithëse ai i komandon të gjithë ministrat. Janë lëvizje të detyruara poklitike për të fituar pak kredibilitet, jo se i afrojnë ministrat më tepër me qytetarët.
Pyetje: Ju thoni që Rama i komandon ministrat, ju i keni dalë ndonjëherë kundër z.Berisha kur ishit ministër?
Ndoka: Disa herë, edhe publikisht. Kam votuar në parlament rast unikal, kundër ndryshimeve kushtetuese. Duke qenë anëtar i kabinetit, është rast unikal, jam i vetmi ministër në historinë 30-vjeçare pluraliste të Shqipërisë që ka votuar kundër asaj force politike ku bën pjesë.
Pyetje: Pastaj çfarë ndodhi?
Ndoka: Dhe Berisha më hoqi, janë risqe politike që duhet t’i marrësh përsipër ndonjëherë.


