• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE U PRISH ME FATOS NANON/ Ilir Meta: Ai humbi…
Home
Politikë

PSE U PRISH ME FATOS NANON/ Ilir Meta: Ai humbi…

4 January, 2021 F.autor Politikë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre.

Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht  pas pushtetit.

“Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit.

Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen.

Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte.”

Pjesa nga intervista:

Fevziu: Raportet tuaja me Nanon në 15 vite kanë qenë shumë kontradiktore. Diku jeni afruar diku jeni larguar. Çfarë nuk ka funksionuar mes jush?

Meta: Nuk besoj se ka qenë çështje e raporteve personale. Kemi bashkëpunuar dhe kemi patur debate për çështje të ndryshme, por besoj që në fund të ditës sjellja ime ndaj tij ka qenë shumë korrekte.

Fevziu: Përse u thyet me Nanon në 2004?

Meta: Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte.

Fevziu: Ishte i tensionuar takimi juaj i fundit?

Meta: Nuk mendoj se ishte i tensionuar, unë kam qenë i qartë.

Fevziu: A ka luajtur rol Rama në përplasjen mes jush dhe Nanos?

Meta: Këtë nuk mund ta them, e rëndësishme për mua ishte të ecnim në atë proces.

Fevziu: Si do ta përkufizonit kontributin e Nanos në politkë?

Meta: Nëse do të kishte më shumë vullnet dhe do të kishte dashur të dëgjonte të vërtetat më shumë, do të kishte patur një kontribut më të madh dhe Shqipëria do të ishte në një situatë krejt tjetër në raport me BE.

Është i padiskutueshëm roli i tij në hapjen e PS, edhe në qëndresën që ka mbajtur gjatë periudhës së burgut politik, edhe më pas ka bërë përpjekje pozitive.

Por pas vitit 2004 ai u dha tërësisht  pas pushtetit dhe për mua ishte gabimi kryesor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Momenti kur Përparim Ademi shkon me biçikletë dhe VRET dy motrat
Previous article PASI U KONFIRMUA NË GREQI/ Tomini zbulon nëse ka ardhur varianti i ri i COVID në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT