• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA 1 JANARI 7600 BIZNESE NISËN LËSHIMIN E FATURAVE ELEKTRONIKE/ Drejtoresha e tatimeve: Gradualisht dalin nga tregu kasat fiskale
Home
Ekonomi

NGA 1 JANARI 7600 BIZNESE NISËN LËSHIMIN E FATURAVE ELEKTRONIKE/ Drejtoresha e tatimeve: Gradualisht dalin nga tregu kasat fiskale

4 January, 2021 Delo.autor Ekonomi

7600 biznese nga data 1 janar e këtij viti nisën  zbatimin e sistemit të ri të lëshimit të faturave tatimore, të njohur si fiskalizimi. Subjekte në marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë fatura elektronike, duke përdorur softuerin e instaluar në pajisjen e tyre kompjuterike, telefon apo tabletë. Faturat elektronike do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave

“Aktualisht janë 19 subjekte të cilët janë certifikuar për të shitur softuer ndërkohë janë mbi 50 subjekte që janë në faza testimi dhe pritet të certifikohen në një fazë të shkurtër”, deklaron drejtoresha Delina Ibrahimaj.

Për një periudhë tranzitore nuk do të ketë masa ndëshkuese për subjektet që nuk e kanë blerë softuerin dhe se do të kenë mundësinë të përdorin portalin Self Care, nëpërmjet të cilit do të lëshojnë faturat për entet publike. Ndërsa drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj sqaron në Report TV se ky sistem do sjellë eliminim gradual të kasave fiskale aktuale nga tregu.

“Ky është një proces gradual i modernizimit dhe në mënyrë natyral mendoj që kasat do të dalin jashtë funksionimit gjatë viteve në vijim. Ka disa subjekte që po zhvillojnë një server të ndërmjetëm që do të shërbej si urë lidhëse ndërmjet kasave aktuale dhe sistemit të ri të fiskalizimit. Ende nuk ka asnjë server të ndërmjetëm të certifikuar por jemi në dijeni që ka subjekte që po e zhvillojnë këtë si procedurë”, thotë Ibrahimaj.

Por a do të sjellë kosto shtesë për biznesin?

“Ne jemi të bindur që hapja e tregut ul kostot. Ne kemi softuer të cilat fillojnë me kosto më pak se 100 euro mirëmbajtje në vit bashkë me blerjen e softuerit, dhe çmimi më i lartë nuk mund të kalkulohet  pasi është në varësi të produktit që tatimpaguesi do të kërkojë”, shprehet drejtoresha e tatimeve.

Ndërkohë në korrik 2021 do fillojë lëshimi i faturave elektronike biznes me biznes dhe në 1 shtator biznes me konsumator. Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI NDAJ COVID-19/ Rama inspekton Qendrën e Parë në "Air Albania": Synojmë të fillojmë para javës së tretë të janarit (VIDEO)
Previous article ZJARR NË NJË APARTAMENT NË KORÇË/ 1 person i asfiksuar, jashtë rrezikut. Shkak ngrohësja

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT