Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar ambientet e reja në ‘’Air Albania’’ që do të shërbejë si Qendra e Parë e vaksinimit ndaj COVID-19 në vend.
Sipas Ramës, synohet që vaksinimi të fillohet para javës së tretë të janarit, i cili është dhe afati i kontratës me kompaninë Pfizer.
STATUSI NGA EDI RAMA
#SHQIPËRIABUZËQESH – Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium
Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime.


