Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka ngritur shqetësimin se presidenti Ilir Meta ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë elementë të rinj të mobilimit urban.
Rama thotë se që nga fillimi i nëntorit që presin protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi është bërë gjithë negociata me fondin Saudit. Deri në momentin që do ti jepet plotfuqia nga presidenti pjesa tjetër e projektit që janë korsitë e biçikletave dhe trotuaret do të jetë e bllokuar.
“Nuk kemi dashur të bëjmë debat publik të politizuar për këtë por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit që presim protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit dhe faktikisht është bllokim total sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e realizojmë dot.
Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime. E para gjithë rehabilitimin dhe sistemimin e kësja rruge që është deri poshtë në Rradhimë dhe pastaj në Orikum plus rrugën tjetër sepse pjesën e Rradhimës e kemi premtuar me kohë sepse do ta bëjmë duke futur elementë të lungomares”, tha Rama.
Këtë shqetësim e ka ngritur edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili thotë për fazën tjetër të projektit investimi është garantuar nga qeveria por ka një shqetësim nga opinioni publik të bllokimit në presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tanimë.
“Ky investim fillon nga sot nga Tuneli i Vlorës drejt Orikumit ku do investon rreth 10 milion dollarë. Do doja që ky projekt të vazhdonte dhe me pjesën tjetër të projektit që janë korsitë e biçikletave dhe trotuaret. Investimi është garantuar nga qeveria dhe ka një shqetësim nga opinioni publik të bllokimit në presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tanimë për të kaluar në fazën tjetër të investimit.
Duhet të ketë patjetër një reagim për ta çuar përpara e për ta ngritur këtë investim, vetëm për arsye të plotfuqisë nuk mbërrin kjo pjesë tjetër e investimit në territor. Për të mbërritur këto investime të dakordësuara, Vetëm për arsye të plotfuqisë nuk mbërrin kjo pjesë tjetër në territor”, tha Leli.
Rama shton se pjesë e këtij projekti është edhe rruga e re që do të sigurojë ndarjen e trafikut të makinave nga traseja ekzistuese, e cila do të kthehet në zonë këmbësore në pjesën e Radhimës, ku do t’i jepet prioritet pushuesve e njësive të shërbimit të zonës.


