Dalin pamjet e para të aksidentit me disa të plagosur që ndodhi sot rreth orës 19:50 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan -Ish Kombinati Metalurgjik.
Në aksidentin ku u përfshi një minibus me pasagjerë dhe makinë, duket qartë se si është shkatërruar e bërë copash kjo e fundit.
Ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, dyshohet se ka ndodhur gjatë një parakalimi të gabuar.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.


