• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Tritan Kalo apel qytetarëve: këtë vit mund të jetë fundi i betejës tonë me COVID-19, ju duam dhe jemi aty për ju çdo sekond
Home
Sociale

COVID-19/ Tritan Kalo apel qytetarëve: këtë vit mund të jetë fundi i betejës tonë me COVID-19, ju duam dhe jemi aty për ju çdo sekond

3 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i Infektivit Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel qytetarëve që vazhdojnë të respektojnë rregullat e mjekëve duke vendosur maskën dhe duke ruajtur distancën fizike.

Ai shprehet se qytetarët duhet të respektojnë trinomin MDH” Maskë – Distancim fizik – Higjienë personale e kolektive, ndërsa shton se ky vit mund të shënojë edhe fundin e betejës sonë me virusin e rrezikshëm.

Mjeku kërkon respekt dhe mirëkuptim edhe për mjekët që janë gjithë kohën në shërbim të pacientëve, duke thënë se ata janë aty për qytetarët çdo sekond, ndaj duhet durim dhe besim se do ia dalim mbanë.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….3.01.2021….Fillim të mbarë të javës së ardhëshme për të gjithë JU miq, shokë, kolegë e bashkëkombas….Uroj dhe shpresoj se festa e ndrimit të viteve të ketë shërbyer edhe si reflektim për t’i sjellë gjithkujt paqen në shpirt, dashurinë në zemër si dhe dëshirën e një jete më të frutshme për veten, për familjen dhe për gjithë shoqërinë….Shqipëria ka nevojë për gjithkënd nga ne…Qoftë me këmbë të mbarë ky vit në përmbylljen e përballjes sonë me sfidën ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Afrimi i kësaj dite mvaret shumë edhe nga NE,  nëse vijojmë të respektojmë trinomin MDH = Maskë, mbulim të rrugëve të hyrjes së virusit në trupin tonë, Distancim fizik kur e ku sa është e mundëshme të bëhet kjo gjë, Higjenë përsonale e kolektive….Shpresoj që ndërkohë Qeveriu lokal, Bashkia,  të ketë reflektuar disi për të mos e lënë pastrimin e Tiranës sonë në duart e shiut dhe të erës, sikundër ndodhi përgjatë vitit 2020….

MDH e Imunizimi pasiv = Vaksinimi i popullatës si dhe Imunizimi aktiv = Kalimi i sëmundjes, do të krijojnë patjetër trinomin e plotfuqishëm në mposhtjen me sukses të “flamës mbarëbotërore” me emrin Sars-Cov2/Covid-19….Më shumë Mirëbesim, Mirkuptim dhe Respekt për punën e përpjekjet e Mantelbardhëve, si dhe të gjithë stafit të Shëndetit Publik e jo vetëm që kujdesen për jetët tuaja….Më pak errësirë në mëndje, në zemër si dhe në komentet tuaja për sakrificat e tyre, sepse ata/ato po japin në çdo sekondë dromëza nga shëndeti dhe jeta e tyre, për t’u kujdesur për shëndetin dhe jetët tuaja…..Ju duam dhe jemi aty për çdo sekondë ndaj durim, guxim dhe besim se do ja dalim mbanë….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I RËNDË NË ELBASAN/ Policia jep detaje: Shtatë të plagosur në spital. Zhbllokohet trafiku
Previous article COVID-19 NË ITALI/ 347 viktima dhe 14.245 të infektuar në 24 orët e fundit. Rritet numri i personave në terapi intensive

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT