Të gjitha trendet që 2018-ta ka rezervuar për femrat dhe meshkujt janë ‘WEIRD’ (të çuditshme).
Xhinsi i ri do të jetë një copë e hollë sintetike e cila sipas stilistëve do të “zëvëndësojë” veshjet e deritanishme por në sinkron me atë që është në të vërtetë “moda e xhinsit”.
Për femrat tjetër tendencë është në prapavijë.
Bëhet fjalë për pardesytë ‘gold’ që do të jenë gjithashtu edhe produkt i shumë emrave në zë si ‘GUCCI’ apo ‘D&G’.
Një tjetër surprizë do të jetë edhe moda “tradicionale”. Moda e “etnike” ndryshe e quajtur nga vetë editorët.
Copat që priten të dominojnë 2018-ën do të jenë ato në ngjyrë të hapur.
Pra do të vazhdojë edhe këtë vit tendenca “NUDE” e outfit-eve, por me një ndryshim duke sjellë një mënyrë tjetër të figuracioneve të veshjeve.
Për meshkujt ndërkohë trendi është drejt kostumeve të shkurtra, ngjyrë gri e hapur ose e bardhë e ëmbël.
Pantallonat do të jenë drejt nuancave të mbyllura, dhe më të gjëra se viti që lamë pas.
2017 kishte më tepër veshje të ngushta që nxirrni në pah siluetën e modelëve por siç duket nuk i mirëprit nga vetë ata që i blejnë këto stilime.
Ndërkohë xhaketat do të vazhdojnë që të jenë të gjata dhe me ngjyra drejt së kuqes ose blusë së hapur.
2018 pritet që të bëjë një minirevolucion në veshjet dhe paraqitjet e sfilatave më të rëndësishmë që mbahen gjatë një viti.
Këtë e kanë paralajmëruar edhe vetë stilistët e markave më në zë në botë në industrinë e modës.
Përgatiti: AlpeNews.al









