• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Mbi 84 milionë të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën
Home
Nderkombetare

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Mbi 84 milionë të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën

3 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të prekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 84 milionë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë më shumë raste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. India ka shifrën e dytë më të lartëë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnë spitalet e urgjencës që u ndërtuan në fillim të pandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë tha se punonjësit shëndetësorë po përgatiten të rihapin spitalet Nightingale të Londrës nëse paraqitet nevoja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Spitalet e përkohshme Nightingale u ngritën nga ushtria në zona përreth qytetit dhe kanë qëndruar në gatishmëri pasi nuk u përdorën edhe aq shumë gjatë valës së parë të koronavirusit.

Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër është disi më e ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892 infeksionesh, por është dita e katërt me radhë që infeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Ky është rreth dyfishi i numrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritja në raste të reja është rezultat i variantit të ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Identifikimi i tij ka çuar në bllokime të reja në Britani, si dhe kufizime globale për udhëtarët nga Britania.

New York Times njoftoi të premten se 33 vende kanë zbuluar tani variantin e ri të koronavirusit dhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Britania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTONI DIABETIN, SËMUNDJET E ZEMRËS DHE KANCERIN/ Këto janë disa nga "ushqimet" që duhet t'i konsumoni patjetër
Previous article E RËNDË/ Vritet shumë pranë banesës politikani i njohur italian në Bergamo, përkrahës i Salvinit

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT