• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDIHEM KEQ KUR SHIKOJ PACIENTË TË SËMURË”/ Infermierja që festoi Vitin e Ri në spital
Home
Sociale

“NDIHEM KEQ KUR SHIKOJ PACIENTË TË SËMURË”/ Infermierja që festoi Vitin e Ri në spital

2 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Sot jam në punë, njejtë si çdo ditë tjetër të vitit. Për ne njerëzit e shëndetësisë nuk ka pushime edhe kur janë festat,” tregon Elena Dushku, një vajzë e re 25 vjeçare e cila punon si infermiere.

Mes ngazëllimit e dëshirës së rinisë për të festuar dhe profesionit human të infermierit, Elena ka zgjedhur profesionin.
Ashtu e çiltër e thjeshtë dhe me humanizmin që karakterizon çdo njeri të mjekësisë, Elena tregon se natën e vitit të ri do ta kalojë pranë pacientëve dhe jo familjarëve të saj.

“Të festosh Vitin e Ri në punë, aq me pak në këtë vit që nuk ka qenë aspak e lehtë për të gjithë ne është e vështirë dhe e bukur njëkohësisht.

Viti i ri është një festë që festohet nga të gjithë ne dhe gjithësecili prej nesh dëshiron që në këtë natë të jetë pranë familjarëve të tyre ashtu siç do dëshiroja e unë.

Do doja shumë të isha pranë familjes time, për të harruar çdo gjë të keqe që kaluam këtë vit dhe për të uruar një vit tjetër plot lumturi.

Por është njëkohësisht i bukur sepse jam pranë pacienteve që kanë nevojë për ne, për të festuar me ata dhe per t’ia bërë akoma më të bukur këtë natë edhe pse në spital,” tregon 25 vjeçarja.

Me sytë të mbushur me lot Elena i tregoi gazetës “Si” se ky vit kishte qenë i vështirë për të dhe familjen e saj, pasi të gjithë së bashku kishin kaëuar Covid-19.

Ajo shpjegon se “pushimet” e saj në shtpi përpara 3 muajëve nuk kishin qenë aspak të bukura dhe pikërisht për këtë fakt prindërit e saj ishin të mërzitur pse ajo nuk ishte në shtëpi për vitin e ri.

“Profesioni jonë të bën të zgjedhësh. Dhe dashuria e madhe për këtë punë bën që të jesh në këtë punë kurdo herë. Unë kam punuar edhe gjatë tërmetit dhe pandemisë, ka qenë një vit vërtet i vështirë, ku më shumë nuk i kam parë famiëjarët se sa kam ndenjur me ta, por pavarësisht gjithçkaje kjo punë më bën të lumtur,” i thotë Elena gazetës “Si”.

Më tej infermierja e re në profesion tregon se gjatë ditëve të vitit të ri kujdeset edhe për pacientë të tjerë jashtë spitalit. Pasi kaloi mbi sype ifeksionin e rëndë të Sars-Cov-2, Elena vendosi të jepte shërbime pa pagesë për persona të tjerë me Covid, që kishin nevojë për asistencë mjekësore.

Nëpërmjet, njohjeve të ndryshme ajo ka ndihmuar shumë pacientë të prekur nga Covid, të cilët vijon t’i ndjekë edhe përgjat festave.

“Të festosh vitin e ri në spital apo sëmurë asnjë nuk e deshiron.Por jeta të përball me situata shumë të vështira që duhet t’i kalojmë. Ndihem keq kur shoh pacientët e sëmurë, ndërkohë që të tjerët janë duke festuar, por asnjëherë nuk e tregoj ndjeshmërin që përjetoj dhe gjithmon jam shumë motivuese në këto situata.

Pacientët  i kanë përjetuar shumë keq vështiresit e këtij viti dhe  pavarësisht që bëjën sikur buzëqeshin ata ndihen shumë të mërzitur, por kjo është një ndër detyrat e mia fillestare, t’i motivoj të jenë të qetë,” shpjegon infermierja.

Ndërkaq profesioni nuk e ka kalitur këtë të re, por dashuria që ka për të është me e madhe se sa dëshirat për të festuar pa menduar për dikë që ka nevojë për ty.  Ajo shpjegon se infermieria ëahtë një profesion shumë human dhe aspak i lehtë. Si tregon edhe Elena duhet të jesh në punë pavarëaisht çdo gjëje.

“Në këtë profesion duhet të sakrifkosh dhe rrezikosh veten për të ndihmuar të tjerët,” shton infermierja që mban në dorë disa letra me të dhënat e një prej pacientëve të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT PANDEMI/ Cilat janë gjërat që ende nuk i dimë për COVID-19, nga origjina tek imuniteti?
Previous article MBANTE ME DHUNË NJË VAJZË SI PROSTITUTË/ Arrestohet “Tony Montana” i Lezhës (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT