Pasi kryeministri Rama dha lajmin se Shqipëria ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit, kryedemokrati Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se edhe këtë herë Rama do të gënjente siç ka bërë në këto 7 vite.
Deklaratës së Bashës i është përgjigjur zv.kryeministri Erion Braçe, i cili me ironi shkruan se Basha u zgjua në orën 14:10, por duhet të na i kursejë “Lylëllëqet” që ditën e parë të vitit ndërsa i kujton edhe ato që kryedemokrati ka thënë më herët se qeveria s’ka lekë për vaksinë.
“Ora 14.10, u zgjua! Po pse nuk na i kursen LYLELLEQET qe diten e pare te vitit?!
Deri dje thoshte: Skane leke per vaksinen, nuk u jep njeri vaksine, deshtuan, ju kerkova shoqeve te PD te na japin vaksinen!
Tani thote se vaksine eshte ardhja e tij ne pushtet! Ju sheron ky”, shkruan Braçe.


