Në fjalën e tij para pak minutave Rama tha se një pjesë e vaksinave të siguruara do t’i jepet Kosovës për vaksinimin e mjekëve.
“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës. i Kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri”, tha Rama.


