• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“2021 DO JETË VITI I…”/ Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr për Vit të Ri
Home
Politikë

“2021 DO JETË VITI I…”/ Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr për Vit të Ri

31 December, 2020 F.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.

Bashkë me urimin për një vit të mbarë, Veliaj siguroi edhe familjet e tjera të prekura nga tërmeti se është vetëm çështje kohë sa të gjithë të prekurit të futen në banesat e tyre të reja. Veliaj theksoi se 2021 do të jetë viti i ringritjes.

“Kemi akomoduar mbi 150 familje, por puna s’mbaron, nesër fillojmë prapë. Kemi bërë pafund shtëpi, por duhet të bëjmë pafund të tjera. Kemi bërë pafund shkolla, por duhet të bëjmë të tjera. Duhet ta kthejmë 2021 në një vit që edhe ekonomia lulëzon”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ndryshe nga ata që ishin në pushtet dhe nuk bënë asnjë punë, kjo mazhorancë e ktheu çdo ditë në një punë konkrete.

“Zoti na e jep një herë shansin në jetë për t’u bërë kryetar bashkie, për të drejtuar. Në  momentin që shfrytëzon çdo ditë për punë konkrete, atëherë ke lënë një gjurmë. Kundërshtarëve tanë u është dhënë shansi, kanë drejtuar 4 vjet dhe s’kanë ndërtuar një shkollë, s’kanë bërë asnjë punë dhe nuk e kuptojnë që është një shans që të vjen një herë në jetë”, theksoi Veliaj.

Kryefamiljari falenderoi kryebashkiakun dhe qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë që nga dita kur tërmeti i një viti më parë i prishi shtëpinë.

Vetëm në Zall Herr javën që vjen fillon rindërtimi i 100 shtëpive të tjera, ndërsa nis puna edhe për lagjen e re me 48 shtëpi, si dhe rindërtimi i 2 shkollave të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËTIMA, SHI DHE FTOHTË/ Si ta mbyllni vitin me se**in më të zjarrtë
Previous article "ÇMENDURI" TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG ka shpenzuar 80 milionë euro komisione agjentësh në 3 vjet

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT