• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TERAPIA GJENETIKE/ Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati trashëguese të qelizave të retinës së syrit
Home
Shëndet

TERAPIA GJENETIKE/ Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati trashëguese të qelizave të retinës së syrit

31 December, 2020 s.autor Shëndet

Terapia gjenike po thotë fjalën e saj për shërimin e sëmundjeve trashëguese të cilat nuk mund të shërohen me metodat e mjekësisë tradicionale. Kjo teknologji inovative synon të zëvendësojë gjenet e dëmtuara me gjene normalë, gjë që nuk mund të imagjinohej kohë më parë.

Njeriu është futur në sekretet më të thella të jetës që dje konsideroheshin të paarritshme dhe të paprekshme nga njeriu. Kemi filluar të korrigjojmë gjenet tona, duke shpëtuar nga “skllavëria” e tyre. Kjo është rruga në të cilën po ecim. Në horizont janë shfaqur mundësi të pafundme që do të ndryshojnë rrënjësisht jetët tona përballë një numri të pafund sëmundjesh, një pjesë e të cilave janë fatale.

Kështu, ekziston një lloj verbimi që quhet neuropatia trashëguese Leber (LOHN), e cila shfaqet në moshat e reja duke shkaktuar dobësim të shikimit në mesin e njërit prej syve. Pas pak muajsh, ky dëmtim prek edhe syrin tjetër duke shkatuar verbim.

Sëmundja shkaktohet nga një lloj mutacioni gjenetik (MT-ND4) të quajtur pikësor, i cili prek ADN-në e mitokondrive (mitokondritë janë organela qelizore që prodhojnë energji). Ky mutacion bëhet shkak për vdekjen e qelizave ganglionare të retinës së syrit, të cilat i japin fillimin nervit optik që çon sinjalet pamore drejt trurit.

Një grup kërkuesish të Universitetit të Oksfordit dhe Pittsburgut kanë arritur të zbatojnë terapinë gjenike për korigjimin e gjenit të dëmtuar me një gjen normal. (terapia gjenike përdor gjenet normale për zëvendësimine gjeneve të dëmtuara). Ky punim u realizua në 37 pacientë të cilët pas 6 deri në 12 muajsh arritën të rifitojnë shikimin.

29 prej këtyre pacientëve rifituan shikimin në të dy sytë, megjithëse injektimi i gjenit normal ishte bërë vetëm në njërin sy. Kjo enigmë mbetet për momentin e pashpjegueshme: si ka mundësi që trajtimi i njërit sy bëhet shkak për korigjimin e syrit tjetër.

Pak e nga pak po shkelim në një erë të re që na bën optimist por edhe na frikson. Deri ku duhet të shkojmë me ndërhyrjet gjentike? Një gjë është e sigurt që kjo teknologji nuk mund të ndalet. Ajo ofron mundësi që mendja e njeriut të zakonshëm nuk i imagjinon dot. Kjo teknologji mund të rikthejë moshën mbrapsht duke shënjestruar plakjen dhe vet vdekjen, mund të dizenjojë gjenetikisht sipas dëshirës bebet e ardhshëm dhe sa e sa gjëra të tjera.

Terapia gjenike: Rikthehet shikimi te njerëzit me neuropati

Kujdes!

Gjithçka duhet mbajtur nën kontroll. Optimizmi dhe dyshimi janë dy shinat mbi të cilat ka lëvizur vazhdimisht shoqëria njerëzore. Kjo filozofi është trajtuar më në detaje në botimin tim të fundit “Përtej njeriut: a mund ta rishkruajmë librin e jetës”, që do të jetë në dorën e lexuesve në ditët e para të vitit 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË JETË VETVETJA"/ Vëllai i Arbrit tregon si i hedhin kunja komshinjtë: Po pse nuk kishte…
Previous article FITOI TITULLIN E 7-TË KAMPION BOTE NË F1/ Britania e Madhe nderon Lewis Hamilton, piloti merr titullin “Sir”

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT