Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeverinë Rama 2.
E ftuar në “Real Story” Spiropali ka thënë se këto lëvizje nuk ishin me ngut dhe të domosdoshme, por Rama ka të drejtë të bëjë lëvizje për të mirën e ekipit, para zgjedhjeve.
Sipas ministres Cakaj, Shahini apo dhe Lleshaj, kanë pasur shumë trysni dhe presion, shpeshherë pa të drejtë.
Balla: Këto ndryshime në qeveri, ishin të nevojshme?
Spiropali: Nuk besoj se ka pasur ngut apo domosdoshmëri, më shumë se sa një zgjedhje e Ramës për të ndryshuar ekipin para zgjedhjeve. Është mëse legjitime. Edhe vullneti i tyre për të ikur ka luajtur një rol në këtë proces. Edhe Lleshaj që iku, iku me vullnetin e tij, dhe pse nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Rashës. Cakaj ikën këtë vit pas dy vitesh. U shoqërua me sulme brutale pa lidhje, dhe besoj që ka mbajtur pozicionin e ministrit të Jashtëm me shumë dinjitet. Meta nuk e dekretoi, e papara kjo ndonjëherë, e paprecedentë.
Balla: Ishit pak kontradiktore, se thatë është vullnet i Ramës, por arsyet nuk janë të plotë, dhe cili është kriteri që Rama i zgjedh ministrat? Se nuk mund të jetë një person që më pas thotë më fal unë s’do merrem më me politikë, do vahzdoj punët e mia, siç tha Besa Shahini.
Spiropali: Kur nuk kemi të bëjmë me një faj të rëndë, nuk kemi arsye shteruese. Ka pasur një agresion ndaj ministrave, një lloj trysnie e presioni.


