• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPOZITA E BASHËS/ “Misterioze”, si dhurata e babagjyshit poshtë pemës
Home
Politikë

OPOZITA E BASHËS/ “Misterioze”, si dhurata e babagjyshit poshtë pemës

28 December, 2020 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Mënyra sesi një lider operon në mesazhin që përcjell, përveç vizionit, sjell edhe një pjesë të psikologjisë dhe karakterit personal.

Edi Rama, si në mandatet e kryebashkiakut të Tiranës, ashtu edhe në atë të kryeministrit, solli jo thjesht idetë e tij, por edhe pjesë të psikologjisë së tij si njeri.

E në këtë suazë, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, në gjithë diskursin e tij në këto vite, e kryesisht në këto ditë të fushatës, po risjell pjesë të logjikës së tij, përgjithësisht i dyzuar dhe pa një koncept të prerë.

Vizioni politik i Lulzim Bashës për të ardhur në pushtet më 25 prill, duket se është gjithnjë e më shumë nostalgjik.

Përveç nostalgjisë për të sistemuar Sali Berishën në karrigen e duhur të deputetit, edhe pse kryemonitoruesi Genc Ruli i këshilloi pensionin politik, Basha këtë sentiment e ka edhe me elementët e tjerë.

Që nga slogani “Koha për ndryshim”, e deri tek logjika që shpërndau sot në një takim me studentë të Universitetit të Kamzës, se “ishte gabim zgjedhja që u bë në 2013-n”.

Pikërisht atëherë kur PD me Berishën kryeministër kërkoi mandatin e tretë.

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi.

Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon.

Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim.

Mos ndryshimi do të kishte pasoja fatale”, tha Basha para studentëve të Universitetit Bujqësor.

E pikërisht ndërsa quan 2013 një gabim, pra rotacionin politik, ai kërkon sot një ndryshim, ngaqë e konsideron si të domosdoshëm.

Po përveç dyzimit botëkuptimor, opozita e Lulzim Bashës, vijon të ketë më shumë se dyzim në logjikën e organizimit apo konfiguracionit të saj në zgjedhje.

Basha edhe fizikisht nuk është parë me Monika Kryemadhin, apo edhe me krerët e tjerë të partive të vogla që kërkojnë me ngulm nëpërmjet mediave që të mbyllin formën dhe përmbajtjen e opozitës si formacion elektoral.

Kryedemokrati, edhe mund ta ketë menduar se kërkon ta bëjë surprizë “super idenë” e tij, por marrja përsipër e drejtimit të vendit nuk është emisioni “Big Brother”, ku vendimet për eliminimet jepen me tingëllima dhe atmosferë suspance.

Pasi, duhet përgatitur sa më shpejt programi, forma,  ekipi dhe logjika e ndryshimit që deri në zgjedhje në këtë vend të bëhet një debat politik sa më i hapur dhe i qartë sesi të votojnë shqiptarët.

Sa lista do të ketë opozita? Kush do t’i drejtojë? Kush e drejton opozitën?  Basha, Berisha, Meta, kush do të jenë ministrat e ardhshëm?

Këta janë disa nga pyetjet që në opinion diskutohen  prej kohësh, por si kreu  opozitës, ashtu edhe përkrahësit e tij në panele, nuk i rreken, por thjesht përplasen e sherrosen nëpër studio.

Opozita nuk është një dhuratë babagjyshi poshtë pemës, edhe pse për dikë brenda opozitës, qenia në krye ka qenë vërtetë një dhuratë poshtë pemës, por nga një babagjysh që kishte më shumë se elfë e drerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI AGRON HYSENLLIU NDËRROI JETË/ Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë
Previous article TREGON PËR DJALIN E TIJ CRISTIANO JR/ Ronaldo: Më nervozon, por të shohim nëse bëhet futbollist

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës Politikë

KËRKOI PEZULLIMIN E AFATEVE TË PARABURGIMIT/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT