• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VARIANTI I RI I COVID-19/ Nis të përhpet në gjithë botën, ja sa për qind ngjitës është
Home
Jetë

VARIANTI I RI I COVID-19/ Nis të përhpet në gjithë botën, ja sa për qind ngjitës është

28 December, 2020 s.autor Jetë

Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës. Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri.

Në kryeqytetin spanjoll Madrid mutacioni u konstatua në katër vetë, tha zëvendësministri i shëndetësisë, Antonio Zapatero, në një konferencë shtypi. Të katër personat e infektuar kohët e fundit kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Asnjë nga katër personat e infektuar nuk ka simptoma të rënda, tha Zapatero. “Ne e dimë që ky variant transmetohet më lehtë, por nuk çon në sëmundje më të rënda.” Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në tri rastet e tjera të dyshuara, rezultatet e testit janë ende në pritje.

Suedia dhe Franca njoftojnë për rastet e para

Varianti i ri i virusit Corona është shfaqur edhe në Suedi. Sipas autoriteteve shëndetësore suedeze. Fjala është po ashtu për një person, që kishte ardhur nga Britania e Madhe dhe tani gjendet në karantinë. Raste të mëtejshme të variantit të ri të virusit ende nuk janë gjetur.

Edhe Franca njofton se një person doli për herë të parë pozitiv me variantin e ri të virusit Corona të zbuluar në Britaninë e Madhe. Fjala është për një banor nga qyteti Tours që ishte kthyer nga Britania e Madhe më 19 dhjetor dhe është në karantinë, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë. Ai erdhi nga Londra dhe shfaqi simptoma, por është mirë.

Japonia dhe Filipinet kufizojnë hyrjen e të huajve

Japonia ndërmori menjëherë masa të drejtpërdrejta duke ndaluar që nga e hëna hyrjen e të huajve në vend. Sipas gazetës Nikkei ky rregull është në fuqi deri në fund të janarit. Shkas është zbulimi i variantit të ri të virusit tek persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

Edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjati gjithashtu vendimin për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Kjo vlen deri në mes të janarit në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit të ri të virusit.

Ai gjithashtu dha urdhër që pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe, si dhe nga vendet ku është zbuluar varianti i ri më infektues COVID-19, përfshirë Hong-Kongun, Singaporin, Australinë dhe Japoninë, duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore. Presidenti Filipine Rodrigo Duterte zgjati ndalimin e fluturimit nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike njoftoi për zbulimin e një mutacioni të ri të Coronës rreth një javë më parë. Ky mendohet se është deri në 70 për qind më ngjitës se varianti i mëparshëm. Ky lajm shkaktoi shqetësim në të gjithë botë dhe më shumë se 50 shtete vendosën ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga Britania e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET KUKËSI/ Skënder Gega jep dorëheqjen pas humbjes ndaj Partizanit
Previous article DOSSIER/ Fotot që s’u publikuan kurrë! “Kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë..."

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT