• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Fotot që s’u publikuan kurrë! “Kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë…”
Home
Dossier

DOSSIER/ Fotot që s’u publikuan kurrë! “Kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë…”

28 December, 2020 s.autor Dossier

Publikohen tre foto të panjohura të periudhës së fillimit të viteve ’70-të, me imazhe që janë fiksuar në celuloid pas përfundimit të një stërvitjeje të madhe ushtarake, të cilat filluan të zhvilloheshim dendur që nga fundi i vitit 1968, pak muaj pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllavakinë. Siç shihet dhe nga fotot në fjalë që janë të një cilësie të lartë, aty duken qartë pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste të asaj kohe, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike, Këshillit të Ministrave, dhe disa nga hierarkët më të lartë komunistë të kohës, anëtarë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, e deri tek drejtuesit kryesorë të organeve të Drejtësisë, (apo siç njiheshin ndryshe në atë kohë, si organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), si Sigurimi i Shtetit, Prokuroria e Përgjithëshme, Gjykata e Lartë, Hetuesia etj

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë stërvitje ushtarake që i mendohet se i përket dhjetorit të vitit 1972, apo janarit të vitit 1973 dhe zhvilluar në zonën e Biz Martaneshit përveç katër figurave kryesore të Byrosë Politike, (Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut, dhe Ramiz Alisë), kanë pozuar afro 100 eksponentë të lartë të regjimit komunist shqiptar të asaj kohe, duke filluar që nga kryeministri, ministra, dhe zv ministra, sekretarë të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretarë të Komiteteve të Partive të rretheve të ndryshme të vëndit, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe asaj të Brëndshme, drejtues të organeve të Drejtësisë, etj.

Në qëndër të fotove, duket qartë kryeministri Mehmet Shehu, (në qëndër të grupit) dhe në të dy krahët e tij vijnë: Beqir Balluku, Haki Toska, Adil Çarçani, Hito Çako, Sulejman Baholli, Aranit Çela, Petrit Dume, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Pirro Dodbiba, Bato Karafili, Myqerem Fuga, Xhafer Spahiu, Dhori Panariti, Spiro Koleka, Rita Marko, Abdyl Këllezi, Nesti Nase, Shefqet Peçi, Manush Myftiu, Rrahman Përllaku, Rrahman Hanku, Aleks Verli, Milo Qirko, Rebani Shehu, Andon Sheti, Spiro Shalësi, Ernest Jakova, Shefqet Musaraj, etj. Këto foto nuk u bënë kurrë publike në atë kohë dhe përveç veshjeve (xhupat, çizmet, kokoret, palltot, etj.) që asokohe disponoheshin vetëm nga udhëheqja e lartë komuniste dhe për ushtarakët e niveleve më të ulta ishin “mollë e ndaluar”, një nga arsyet kryesore mendohet se ka qenë edhe vëndi i stërvitjes, i cili ishte dhe mbahej “Tepër sekret, i një rëndësie të veçantë” dhe arsyeja tjetër ishte, sepse shumica e pjesëmarrësve në këto foto, në vitet e mëvonshme, do të goditeshin, apo dhe do të eliminoheshin fizikisht, nga vetë regjimi komunist./Memorie.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI I RI I COVID-19/ Nis të përhpet në gjithë botën, ja sa për qind ngjitës është
Previous article PASOJAT E COVID-19/ 10 milionë vetë me probleme mendore: Shifra më e lartë që pas...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT