Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një paketë financiare prej 900 mld dollarësh për të përballuar impaktin e koronavirusit në vend.
Trump fillimisht kishte refuzuar të nënshkruajë faturën, duke thënë se ai dëshironte t’u jepte njerëzve pagesa më të larta.
Trump e nënshkroi paketën para mesnate, para pak skadimit të përfitimeve për një numër të papunësh, ndërkohë që efektet e saj do të shtrihen për të paktën 11 javët e ardhshme.
Paketa është stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA-së, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars.


