• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO LËMË PAS NJË VIT TË PAZAKONTË”/ Manastirliu uron Krishtlindjet dhe falenderon mjekët: Rruga për të nesërmen…
Home
Politikë

“PO LËMË PAS NJË VIT TË PAZAKONTË”/ Manastirliu uron Krishtlindjet dhe falenderon mjekët: Rruga për të nesërmen…

25 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka bërë një urim për Krishtlindje për gjithë shqiptarët, personelin mjekësor, dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit shoqëror në gjitëh vendin.

“Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social”, uron Manastirliu.

Në videomesazhin e saj, Manastirliu thotë se rruga drejt të nesërmes është e shtruar me shpresë, duke shtuar se kur të kujtojmë vështirësitë, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashura për njëri-tjetrin.

“Një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë. Rruga për të nesërmen është e shtruar me shpresë”, tha Manastirliu.

Mesazhi i plote i ministres Manastirliu:

Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj dy fjalë zemre me ju:

Po lëmë pas një vit të pazakontë.

Kemi kaluar ditë të mbushura plotë dhimbje edhe me sakrifica,

por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje.

Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit.

Kemi ndryshuar planet, por kemi ndryshuar edhe traditat.

Të gjitha i kemi bërë në emër të mbrojtjes së jetës.

Si Ministre e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale jam krenare, për përkushtimin, dhembshurinë, kurajon, sakrificën, profesionalizmin vetëmohimin e armatës sonë të kujdesit shëndetësor.

Ata janë heronjtë tanë, të sotmes dhe të nesërmes.

Por fatkeqësisht në këtë vit jemi përballur edhe me humbje, në luftën me vitusin tinzar jo gjithkush nga heronjtë tanë ka arritur t’ja dalë në betejën me COVID-19.

Kemi humbur, për fat të keq, shërbyes të palodhur të qytetarëve, të cilët bashkë me dhimbjen në zemrat tona, kanë lënë emrat e tyre, qe jane gdhendur një herë e përgjithmonë në kujtesën e këtij populli dhe në altarin e Mjekësisë shqiptare.

Sot, në këtë ditë KRISHTLINDJE dua ta nis urimin tim pikërisht nga familjet e këtyre heronjve.

Gëzuar festat!

Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë.

Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji.

Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët.

Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social, që dhembshurinë, dashurinë e sakrificën simbol të Krishtlindjes, e dhurojnë pa kursim në çdo ditë të vitit, për fëmijët pa kujdes prindëror, për të moshuarit e vetmuar, për personat me aftësi të kufizuar, si në një familje të madhe!

Kjo kohë e veshtirë testoi forcën tonë, testoi aftësitë tona, testoi vlerat tona; ndaj
kam një urim nga zemra për çdo shqiptar, nga Veriu në Jug, që u bë mbështetja jonë në këtë kohë të vështirë, kur jeta e humbi ritmin e saj zakonshëm.

Faleminderit për durimin, mirëkuptimin, sakrificën, bashkëpunimin, në mbrojtje të jetës, në këtë kohë pandemie që njerëzimi e ndesh një herë në 100 vite.

Një gjë është e sigurt, një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë.

RRUGA PER TE NESERMEN ESHTE E SHTRUAR ME SHPRESE,

Me urimet me të mira për këto festa, ju uroj shëndet dhe mbarësi,

GEZUAR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA NGA TRUMP/ Pse ushtria amerikane është vënë në gatishmëri
Previous article MILAN HAP "THESIN" PËR TITULLIN/ Nga mbrojtja në sulm, ja objektivat e “Djallit” në merkato

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës… Aktualitet

TRONDITET SËRISH GREQIA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT