Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mëngjesin e kësaj të premte (25 dhjetor) në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjia e Radanecit.
Mësohet se autori ka qëlluar 5 herë në ajër dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka gjetur në vendngjarje 5 gëzhoja të armës teksa janë vendosur në ndjekje të autorit.


