• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KA 5 VJET PA U LARË/ Flet mjeku dhe profesori i “Yale”: Lëkura ka nevojë për…
Home
Nderkombetare

KA 5 VJET PA U LARË/ Flet mjeku dhe profesori i “Yale”: Lëkura ka nevojë për…

21 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Higjiena personale është një aspekt shumë i rëndësishëm në përditshmërinë tonë, por një mjek anglez pretendon se dushi nuk është i mirë për njeriun.

James Hamblin, profesor në shkollën e Shëndetit Publik në Yale, është shprehur për BBC:

“Njoh shumë njerëz që lahen pak.

Doja ta provoja edhe vetë, për të parë se çfarë ndikimi do të kishte. Me kohën, trupi mësohet që të mos vijë erë të keqe. Edhe lëkura nuk bëhet më e yndyrshme.

Shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike.

Nëse nuk do ta bëjnë më këtë gjë, do të shohin rezultate të mira te flokët. Por, kjo kërkon kohë, nuk ndodh brenda ditës.

Kam pasur momente kur doja shumë një dush, ma donte trupi, por kjo dëshirë më kaloi me kohën. Sa më pak sapun, shampo dhe produkte të tjera të përdorja, aq më pak kisha nevojë për to”.

Sa i përket aromës që mund të lëshojë një trup që nuk lahet, 37-vjeçari tha:

“Kur lahesh shpesh, ti shkatërron ekosistemin trupor. Gjithçka çekuilibrohet dhe të fituar dalin mikrobet që prodhojnë erë të keqe.

Kur nuk lahesh më, ekosistemi trupor fiton qëndrueshmëri dhe ti nuk vjen më erë të keqe. Sigurisht, nuk vjen erë trëndafili, por vjen era njeri.

Gruas sime i pëlqen aroma ime. Problemi është që shoqëria jonë pretendon që njeriu të vijë erë parfumi ose kolonje, përndryshe pretendon se vjen erë të keqe. Era e njeriut perceptohet si negative”.

Ai thekson se lahet rrallë dhe vetëm me ujë:

“Lahem shpejt, vetëm me ujë, kur jam dukshëm pis. Dushi është koncept shumë modern, pasi njerëzit nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm deri para 100 vitesh.

Laheshin vetëm mbretërit, ndërsa populli i thjeshtë lahej vetëm në lumë ose liqen. Nuk e shikonin dushin si domosdoshmëri të përditshme. Dushi është preferencë, jo diçka e dobishme.

Mikrobet që kemi në lëkurë janë të rëndësishme po aq sa janë për sistemin tretës edhe mikrobet që kemi në zorrë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË E RËNDË NË ANGLI/ Varianti i ri i COVID shkakton infektime MASIVE. Ja SHIFRAT
Previous article VRASJA E EFEKTIVIT/ Ndryshon RRJEDHA e ngjarjes, një person I TRETË ka shkrepur armën (DYSHIMET)

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT