• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI SHIKIM TË TURBULLT? Këto janë disa nga arsyet shëndetësore pse ndodh
Home
Shëndet

KENI SHIKIM TË TURBULLT? Këto janë disa nga arsyet shëndetësore pse ndodh

19 December, 2020 s.autor Shëndet

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të fërkoni sytë nga ndjesia se nuk jeni duke parë mirë? Nëse jeni prekur nga turbullimi i syve, ndodh që mund t’ia vini fajin moshës ose të pranoni me pahir se keni nevojë për syze.

Megjithatë, turbullimi i syve është tregues i disa problemeve të tjera më të thella se aq.

Shkaqet e Turbullimit Të Syve
Sytë Janë Të Lodhur
Nëse keni kaluar shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit ose televizorit, atëherë nuk po i kapsisni sytë aq sa duhet. Sytë lodhen sepse me çdo kapsitje, syri lëngëzohet, lubrifikohet, pastrohet dhe gjallërohet. Këshillohet të kujdeseni që të kapsisni apo pulisni qepallat herë pas here dhe bëni një pushim të shkurtër.

Vuani Nga Diabeti
Niveli i lartë i sheqerit shkakton enjtje të syve dhe rrjedhimisht vështirësi në shikim. Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë shpesh probleme me sytë.

Inflamacioni i Syrit
Turbullimi i syve ndodh edhe si pasojë e një inflamacioni të indeve të syve. Inflamacioni mund të shfaqet nëse flini pa hequr lentet e syve, pa i pastruar ato, fërkimi i ashpër i syve, sëmundje të ndryshme, psoriaza dhe artriti.

Tensioni i Ulët
Nëse turbullimi i shikimit shoqërohet nga një ndjenjë dobësie, atëherë duhet të jeni duke përjetuar rënie të tensionit të gjakut si pasojë e dehidratimit, problemeve të zemrës ose çrregullimeve hormonale.

Migrena
Sipas të dhënave, nisja e migrenës shoqërohet gjithnjë me turbullim të shikimit. Në fakt, akoma pa nisur migrena mund t’ju duket sikur jeni duke parë nën ujë ose nëpërmjet një xhami të plasaritur. Nëse kjo ndodh vetëm tek njëri sy, atëherë konsultohuni me një mjek.

Perdja e Syrit
Perdja e syrit shfaqet dhe zhvillohet ngadalë pas moshës 55 vjeç, sipas të dhënave të AgroWeb.org. Ngjyrat janë më të zbehura, shikimi në errësirë është më i vështirë dhe sytë janë më të ndjeshëm. Perdja e syve mund të hiqet nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Plakja Dhe Turbullimi i Shikimit
Pas moshës 40 vjeçare, do të vini re se e keni më të vështirë të përqendroheni në gjërat më të thjeshta siç është leximi. Sytë nuk janë më fleksibël si në rini, ndaj shpesh turbullimi konsiderohet si pjesë e plakjes.

Gërvishtja e Korneas Së Syrit
Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy. Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës. Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci. Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.

Sklerozë E Shumëfishtë
Nëse nervi optik është i dëmtuar, atëherë sinjalet mes syve dhe trurit e kanë të vështirë të transmetohen. Shumica e njerëzve që preken nga dëmtimi i nervit optik preken nga skleroza e shumëfishtë në harkun kohor të 15 viteve. Rekomandohet të konsultoheni me mjekun nëse turbullimi i shikimin zgjat./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA BATUTA NË SHIJAK/ Rama i drejtohet qytetarit: Je bo si demokratët që rrinë kot
Previous article ZYRTARE/ PSG konfirmon lajmin e keq, Neymar e mbyll vitin jashtë fushave. Ja sa do të mungojë...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT