• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË ZGJIDHUR PROBLEMATIKA NË HELMËS”/ Veliaj dhe Lame shpërndajnë certifikatat e pronësisë banorëve
Home
Sociale

“ËSHTË ZGJIDHUR PROBLEMATIKA NË HELMËS”/ Veliaj dhe Lame shpërndajnë certifikatat e pronësisë banorëve

19 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, së bashku me kreun e Kadastrës, Artan Lame ishin sot në fshatin Kazaz të Helmësit, ku ndanë simbolikisht, për shkak të kushteve të pandemisë, 10 nga mbi 600 certifikatat e pronësisë, të cilat janë gati për t’u shpërndarë për banorët e zonës.

Veliaj u shpreh se, ndryshe nga më parë, kur të vetmit që përfituan në këtë proces, ishin pronarë hotelesh dhe resortesh, sot prioritet absolut për legalizim kanë familjarët dhe hallexhinjtë që nuk kanë mundur të sigurojnë një leje për shtëpitë dhe tokat e tyre.

“Sot mund të themi që është zgjidhur problematika e të gjithë Helmësit. Eshtë një arritje dhe punë e madhe, në morinë e mungesës së letrave, të mbivendosjeve, të zyrtarëve të korruptuar, të atyre që jepnin dy herë të njëjtën pronë, të atyre që i jepnin prioritet pishinave dhe resorteve dhe jo shtëpive të hellexhinjve”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se përmes këtij procesi janë ndihmuar ata që kanë ndërtuar për hall e jo për babëzi. “Këtu nuk po flasim për dikë që ndërtoi pa leje për të bërë një hotel me 20 kate, por për dikë që erdhi nga një zonë e vështirë, apo trashëgoi një ndërtesë shumë të vjetër me qerpiç, të bërë me mjete rrethanore, me teknikë të dobët, apo me punë vullnetare. Po bëhen legalizime të hallexhinjve, jo të pasanikëve; bëhet fjalë për njerëz që kanë ndërtuar për hall, jo për qejf, jo për tahma dhe jo për babëzi,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se me legalizimet e sotme numri në total i objekteve të legalizuara në vetëm 6 muaj në këtë njësi shkon në 604, nga vetëm 8 legalizime që janë kryer në plot 8 vite të së djathtës në pushtet.

“Jemi në vijim të një procesi që kemi rreth 6 muaj që po e ndjekim ritmikisht, javë pas jave, komunë më komunë dhe qytet më qytet, për të përmbyllur procesin e legalizimeve nëpër zona dhe për të rihapur procesin tjetër dhe sfidën më të madhe që ka Kadastra aktualisht: regjistrimi i tokës në fshat. Në Helmës në 8 vjet ishin legalizuar vetëm 8 objekte gjithsej. Ne e çuam në 604 objekte, nga të cilat 230 jepen sot dhe të tjerëve u janë dhënë ditë përpara,” u shpreh kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Ndërkaq, Drejtuesi politik i PS në Kavajë, Veliaj, tha se Kavaja po ringrihet edhe më e fortë pas tërmetit dhe pandemisë.

“Ashtu si procesi i rindërtimit, ku Kavaja po ecën shumë mirë, ashtu edhe procesi i legalizimit, janë të nevojshëm që, në 2021, të ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam. Pyetja është, jo sa shpejt biem, por sa shpejt ngrihemi, se kur biem s’e kemi ne në dorë – s’kemi në dorë as pandeminë, as tërmetin, janë jashtë fuqisë tonë; ne kemi ne dorë sa shpejt ngrihemi, shpejt i bëjmë letrat e legalizimit, sa shpejt rindërtojmë shtëpitë, shkollat, kopshtet, çerdhet,” u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RACIZËM NDAJ FUTBOLLISTIT 11 VJEÇAR NË BRAZIL/ Neymar "thyen rrjetin" me mesazhin inkurajues (VIDEO)
Previous article IDENTIKE/ Arbenita Ismajli poston FOTON kur ka qenë e vogël dhe me baluke

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT