• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË HEQ QAFE…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Kuçovë: Më kërcënoi një natë më parë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO TË HEQ QAFE…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Kuçovë: Më kërcënoi një natë më parë

18 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet e plotë dëshmia e plotë e autorit të vrasjes dje në Kuçovë.

Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ deklaratën e autorit të ngjarjes, Vangjel Polovina, i cili ka pranuar se ka vrarë Ajet Guneli në polici pas arrestimit. Po ashtu Polovina tha se kishte shkrepur ndaj viktimës 1 karikatore të kallashnikovit, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qira. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha “do të vras,do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim “furgon” dhe në sedilen e pasagjerit vendova kallaahnikovin. Vakta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja”, -ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Vangjel Polovina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE KRENARIA IME..."/ Në dy vjetorin e lindjes Mozzik poston FOTON e veçantë me Hanën dhe e uron me fjalë të ngrohta
Previous article PAMJET ALARMANTE/ Qytetarët grumbullohen në Durrës pa asnjë lloj distance për të aplikuar...

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT